Dëshmitari kyç në vrasjen e komisarit Dritan Lamaj, Fatmir Vladi, ka treguar se ai ka parrë Arben Frrokun në makinën nga kanë ardhur krismat e vrasjes.
“GSH” ka zbardhur dëshminë e tij, ndërkohë që pak ditë më parë, Vladit iu vu tritol në makinë.
“Ditën e ngjarjes, mbaj mend ka qenë data 24.02.2013, ditë e diel. Unë atë ditë rreth orës 18.00 po bëhesha gati për të dalë nga shtëpia për të bërë një xhiro me bashkëshorten time në këmbë, deri tek diga e Liqenit Artificial.
Kur isha duke u veshur, mbaj mend që ikën dritat dhe kanë vonuar rreth 5 minuta që kanë ardhur përsëri. Pasi erdhën dritat, unë kam dalë nga shtëpia së bashku me gruan time.
Nuk kisha as pesë minuta që isha larguar nga pallati im dhe kisha arritur tek rruga ku ka ndodhur vrasja e Dritan Lamajt.
Po tentoja të kaloja nga njëri trotuar i rrugës në tjetrin, kisha kaluar një kabinë elektrike apo interneti që ndodhet në trotuar dhe kisha mbërritur pranë dy shtyllave, karshi me supermarketin që i thonë “Supermarketi i korçarit”, në trotuarin në krah të kundërt të supermarketit.
Në këtë kohë kam dëgjuar breshëri krismash arme zjarri. Fillimisht kam dëgjuar 4 a 5 të shtëna breshëri e pas saj një breshëri tjetër më të gjatë.
Kam parë zjarrin e armës të dalë nga krahu i shoferit të një makine tip “BMË”, por nuk jam i saktë të them nga dera e shoferit apo pasagjerit të tij.
Ndodhesha rreth 15 metra larg autoveturës tip “BMË”, metalizato, ngjyrë gri me targë të Durrësit DR 19 44 F, të cilën e kam të fiksuar nga ajo ditë. Kur përfundoi breshëria, makina “BMË” erdhi në drejtimin tim.
Unë u shmanga nga rruga dhe u futa në mes të dy makinave të parkuara. “BMË”-ja startoi me shpejtësi të madhe dhe mori drejtimin për të dalë tek kryqëzimi i Shijaksburgut. Në kthesë pranë vendit ku ndodhesha unë, kam parë që nga shpejtësia e madhe goma e parë e krahut të djathtë të makinës ka goditur trotuarin dhe pastaj ka hyrë përsëri në rrugë dhe ka vazhduar me shpejtësi në atë drejtim lëvizje. Edhe sot dallohet shenja e gomës e lënë në trotuarin e rrugës.
Në momentin kur makina ka kaluar pranë meje, unë kam dalluar që në automjet kanë qenë tre persona”, ka thënë ai për prokurorinë.
Dhe, një prej këtyre personave ka qenë pikërisht Arben Frroku.
Hallall per guximin por une do te sygjeroja te ikesh nga shqiperia sa me shpejt se tani e ke koken ne thes.
Shteti jone nuk te siguron dote jeten.
Largohu sa me shpejt te jete e mundur nese do te shohesh dhe disa dite diell.
Vetem legenat kane frike, ne Shqiperi te rrije se keta qe kane vrare jane burreca, pa karaktere, frikacake. Nese te gjithe do te benin detyren e qytetarit ne Shqiperi nuk do kishte histori te tilla.
Jane frikacaket qe vrasin, trimat nuk vrasin kurre.
Jam me ty mor Argita_B (por jo me emrin tend).
Eshte e vertet se legenat kane frike e jo trimat por ne Shqiperine e “ndertuar” nga PD-ja e PS-ja keto 20 e ca vjet shteti eshte kthyer ne VRASES e keshtuqe nuk ka TRIMERI.
Poshte shteti vrases shqiptar!
Tani qe u publikua eshte me i sigurt ai Deshmitari.
Une jam i sigurte qe Frroku e ka vrare Komisarin, dhe duhet te shkoje perjete ne burg.
PS te distancohet nga vellai i Frrokut, qe eshte deputet.
Vellezerit e krimineleve jane vete kriminele, prandaj PS te distancohet prej tij menjehere.
Keta kriminele jane kontigjent i PD.
INJORANTET DHE VERIORET VRASIN
TE JAP TE DREJTE PER SA I PERKET INJORANTEVE KURSE PER SA I PERKET VERIOREVE E KE SHUM GABIM SEPSE VRASIN GJITH SHQIPTARET PA PERJASHTIM NGA KRAHINA, ZONA, DIALEKTI APO FEJA.
Kjo eshte deshmia e pare qe ka dhene njehere e nje kohe, se ne gjygj nuk ka shkuar asnjehere deshmitari, qe do te thote qe kjo deshmi nuk vlen
vlen nqs deshmia eshte marre ne prani te gjykatesit prokurorit dhe avokatit ne seancen per sigurimin e deshmise. mbas sigurimit te deshmise ne gjykate edhe sikur te zhduket deshmitari deshmia ngelet dhe ka vlere ne gjyq. keshtu qe thuaj frrokut keq e ka punen nqs nuk e zbras thesin e pareve.
Mos ki merak se nuk e njoh fare frrokun, por kije parasysh qe 99% avokati ska qene aty. Gjygjtar jo e jo. Dmth do kete qene oficeri i policise gjygjesore dhe mbase mbase dhe prokurori
Kjo deshmi duhet te jete nje rrene dhe asgje me shume. si ka mundesi qe ai paska fiksuar ne makine personat dhe pikerisht te akuzuarin, ne oren 9 te darkes naten pas gjithe asaj rrumuje ai paska ndenjur vetem per te pikasur njerezit.
Kjo eshte nje deshmi rrene. Sipas deshmitarit frroku paska nxjerre koken ne xham te makines vetem e vetem qe ta njohin.
ky deshmitar eshte nje genjeshtar dhe asgje me shume.
Familje politike,
ky eshte potencialisht kandidat per deputet i parlamentit, nese i vellai jep doreheqje!
bravo por fshihu sete vrasin edhe ty se frroku ka vellajn deputet me rilindje e edvinit kekujdes familjen
Sala te vriste mbas kraheve. Edi nuk ka aresye te perzihet me keta Kulishet e Berishes.
uroj qe te gjitha sa ka deshmuar”heroi”yne te jene te verteta dhe jo nje skenar i shkruar!Ne qofshin te verteta,ju befte dita 1000,por ne qofte i paguar per te recituar skenarin,u shofte me fare e me fis dhe nje dite te bardhe mos pafte ne jeten e vet!
Edhe une mund te them qe e kam pare, por kjo nuk eshte deshmi.
Deshmia e ketij robit, duhej te ishte verbalizuar qe mbremjen qe ndodhi ngjarja. Nese eshte keshtu, prokuroria nuk ka se perse sorollatet seance, pas seance.
Nese deshmia krahesohet edhe me biseda te pergjuara, orare te njjejta etj…athere gjyqi duhej te kishte perfunduar.
USA qe ka FBI e polici cilesore, nese nuk ka prova…..te rruan bishtin!
Prova jane, veshjet, material biologjik, fotografi, biseda telefonike, etj…Ndryshe….Shteti te demshperbleje Frrokun!
si nuk eshte deshmi kur thote qe e ka pare? po nuk qe deshmi kjo kush quhet deshmi ath,te thote qe i ka dale ne enderr?
Deshmi koti!!!
Nqs deshmimtari nuk kishte pare ose enuk e njihte me perpara Frrokun,deshmia e tij ne baze te shkences,nuk ka shume vlere.
Eshte stervertetuar,se njerzit ne rrethana befasuse gabojne ne mase 80% kur behet fjale per “njohje fyturash”.Nqs eshte vetem kjo gje atehere,aliverdeci.
Ishallah po del ky Frroki se mezi po presim o lum mikuu
Sala te vriste mbas kraheve. Edi nuk ka aresye te perzihet me keta Kulishet e Berishes.
njiheshin qe me perpara, e pranoi vete frroku ne gjykate qe kishte njohje me dehsmitarin. vazhdon ti qendrosh idese per deshmi koti?
Sit and relax.
Nuk e besoj une jo,por thjesh thashe,nqs e sikur….une kam komplet mendim tjeter.
ne kete vend eshte shume e thjeshte qe po te vuri syrin dikush,te te gropose,ose po je me fat te mos te te hyje gjemb ne kembe.Pse ju per budalla e dini Arben Frrokun,qe po te donte ta vriste sdo kishte nevoje te dilte vete.Por ai tipi qe i ka borxh,dhe eshte bixhozxhi sipas jush sa i besueshem eshte?A ka bixhozxhi te mire?Po borxhli te mire?
Respekt per guximin. Nje shembull i shkelqyer i nje qytetari me kurajo dhe karakter.
e drejte po guximtaret pergjithesisht perfundojne neper pllakate perkujtimore apo buste. ktij lalit dhe familjes se ketij shteti duhet ti japi identitet te ri, ti siguroje qendrim dhe pune ne nje shtet tjeter i ti hapi llogari bankare. perndryshe do perfundoje ne ndonje themel pallati.
Bravo per guximin,duke ditur se per ke shtet behet llafe,por kuides,se ne kete shtet pleherash e mutesh,ku te tere iane(me falni per germen e pasakte)FRROKE,mund e perfundosh si puna e trebickes(rahmet paste).
Ketu eshte vendi ku dhe F.B.I nuk besohet me shume se experti yne i koruptuar dhe b…lepires.Kete e ka vertetuar koha.
Ai qe mbronte deshmitaret deri dje, ishte… nipi I Bërishs. Ai te mbronte me kujdes.
Te jeshe 15 metra dhe te mos mbash mend nga kane dale plumbat me duket e pa besueshme ,por kur bmw ja largohet me shpejtesi nder tre fytyra qenka fiksuar vetem ai qe behet fjale,kjo akoma me e pa besueshme.ai qe u beson syve te tij dhe eshte i sigurt duhet te flase si burrat.
Ky e ben per Azil. Froku mund te kete gishte nuk e di,po nuk ishte ai te makina Bmv. E mori azilin ai. E fitoi do hapet stili i ri tani.
Deshmia e ati njeriu nuk ia vlen as per nje deshmi baktish. sipas mendimit tim, arsyja? Kur nuk ke mundesi te fiksosh,se kush gjuati dhe nga cili krah dolen te shtenat, si mundet te dallohet fytyra e dikujt… Sa i perket ‘injorantve’ ai qe i permendi me pare, ti mbaj vete… Kurse veriun e respekton i gjith rajoni…
Shume e drejte Frroku ka aq leke sa te dergonte ndonje me pagese e jo te shkonte vete Por ky 600 nci Arif Vladi kokrra malokut te gjith ket histori e bon per te fitu azil edhe ate qe gjoja i kan gjet exploziv ke makina e ka saju vete Kokrra malokut ngaqe ishte pa pune ktej si zorr bythe i ka shku menja per azil te shkoj me gjith grun jasht dhe te haj qyl gjith jetes,,, Isha 15 larg makines thot dhe paska fiksu makinen metalizzato tr makine dhe paska fiksu fytyren e frrokut mrena ne makin kur aty osht erresina modhe Ktit Aif Vladit edhe gruja ti kishte kalu ne ato momente nuk do e njifte jo mo te njifte frrokun !
Une nuk kam ndermend te mbroj askend,por deshmia e ketij deshmitari nuk mund te vendose asgje dhe nuk mund te ndricoje plotesisht ngjarjen.Duhet theksuar se egziston vetem nje burim,pra deshmitari.Duhe te diet se sa kohe pas ngjares ka denoncuar ai ngjarjen.Me sa kuptoj une ngjarja eshte zhvilluar ne kushtet e pamjes se kufizuar.Keshtu une nuk e di nese eshte kryer ndonje eksperiment hetimor per kete ngjarje.Pra duhet ne vertetohet se ne ato kushte a mundej deshmitari te shquante portretin e vrasesit,ne nje kohe qe krimi eshte kryer vete per disa sekonda.Perfundmisht deshmia e ketij qytetari duhet te shqerohet edhe me prova te tjera shkencore,perndryshe i akuzuari mund te mare denimin ne nje kohe qe mungojne provat e plota.Do te ishte fatkeqesi per drejtesine shqiptare.Nevoitet nje gjykim pa ngarkesa politike,meqenese vellai i tij eshte deputet i parlamentit shqiptar.
ME sa duket ky zoteria VLADI po flet ne ajer ,me siguri ka patur ndikime personale kunder pesonit qe akuzohet ,sepse edhe akuza eshte khtyer ne biznes do te thote e mire organizuar ,por shpresoj se nuk do ja arrije qellimit