Doktori dha porosi të rrepta për monitorimin e dasmës së Oltës. Porosia e parë ishte të denoncohej fakti që dasma bëhej në kështjellë.
Porosia e dytë ishte të denoncohej menuja, sidomos vera.
Porosia e tretë ishte të denoncoheshin të ftuarit.
Porosia e katërt ishte të hetohej sjellja e Edi Ramës në dasëm.
Porosia e pestë ishte të krahasohej dasma me atë të Erionit.
Kunati i hyri punës seriozisht për t’u marrë me të gjitha çështjet e raportit për dasmën.
E filloi me kështjellën dhe e përfundoi me krahasimin me dasmën e Erionit.
Raport mbi dasmën e çiftit Gaçe – Xhaçka (Sqarim për Jozefinën: Gaçe me ç si çekani dhe Xhaxhka me xh si xhaketa)
“Dasma u zhvillua në një kështjellë private afër kështjellës historike të Petrelës. Ky fakt tregon se opozita fitoi betejën e saj të parë kundër përdorimit të kështjellave nga njerëzit e pushtetit që duan të martohen. Kjo praktikë në fakt tentoi të eklipsonte dasmat tona madhështore, siç ka qenë dasma e Bogdanit në Porto Palermo, ku çifti arriti me jaht nga deti. Por ajo u bë në një kështjellë që ka histori të lavdishme, pasi është kështjella që Aliu bëri për Vasiliqinë, një grua të marrë nga gjiri i armikut. Edhe Bogdani e bëri atje, se kish marrë grua nga fis LSI-je.
Veliaj donte ta eklipsonte, por bëri një gabim të rëndë që e bëri në kalanë e Gjirokastrës dhe ne ja nxorrëm nga hundët, që mos t’i shkojë më mendja të martohet përsëri.
Efekti duket dhe tek çifti tjeter socialist, që bëri një hap mbrapa. Hoqën dorë nga kështjellat historike dhe shkuan në kështjellë private. Aq më tepër që dhëndrri ka dhe shtëpinë brenda kështjellës së Petrelës, dhe përsëri nuk guxoi ta bëjë atje dasmën. Nejse, aty le ta bëjnë, se gjysma e Tiranës martohen tek kështjella Konti në Vaqarr, po nuk ua quan njeri.
Edhe me verën duket se ka pasur reflektime. Menuja ishte më e përmirësuar se e Erionit dhe përveç verës së vendit, kishte dhe verë italiane. Por, nuk kemi çfarë themi, se dhëndrri ka aq para, sa mund të qerasë me verë gjithë PS e PD. Sidoqftë, mendoj që është një fitore që ai nuk guxoi të servirte verë Çobo dhe verë nga vreshti Sala.
Sa i përket porosisë së tretë, mund të themi se pjesmarrja ishte masive dhe nuk kishte asnjë mungesë socialistësh. Ra në sy shumë Elisa Spiropali duke kërcyer, por kjo ka të bëjë me faktin që dhe ajo do martohet së shpejti dhe kërkon t’ia shpërblejnë në të njëjtën mënyrë. Kemi marrë masat që tani, se mos ajo zhdoganon verë për dasmën e saj.
Sa i përket të ftuarit kryesor, Edi Rama, ai erdhi, qendroi gjysëm ore dhe iku, se qante Zahua, por duke ikur tha “do kemi rast tjetër”. Kjo pati shumë nënkuptime, por në tërësi u mor për gallatë. Disa e morën sikur do ketë dasma të tjera socialiste, disa sikur çifti mund të bëjë prapë dasëm, disa sikur ai do martohet prapë vet. Ne mund të përdorim kë të duam.
Sa i përket krahasimit me dasmën e Erionit, mendoj se nga pikëpamja politike, dasma është më e vështirë të sulmohet. Dhëndrri është biznesmen, të dy janë deputetë pa pushtet dhe nuk mund të themi ku i gjetën lekët, se deri më sot e kemi akuzuar dhëndrrin se pagaun dhe udhëtimet e Edi Ramës. Prandaj nuk ngjisin akuza të tilla. E vetmja gjë që mund të ngjisë, është se ata vendosën të martohen një muaj pas Erionit, për të shuar zhurmën e dasmës së Erionit dhe për të tërhequr vemendjen e opinionit mbi dasmën e tyre. Kjo ngelet për t’u hetuar.
Nëse verfikojmë gjë, do t’iu njoftojmë. Po nuk gjetëm gjë, vazhdoni vetë me metodat tuaja.
Me respekt Kunati“
Po qe se nuk gjejm gje shikoni vete me metodate tuaja.
E madhe kjo shpreja tregon si e koncepton metoden e te punuarit te kunatit qe na qenka nje
Komunist i thekur. Mesa duket i vetmi sistem qe perdor PD eshte ai komunist edhe pse Sala ka ikur.
Kush e do vertet PD e di shume mire qe keshtu PD do vdesi edhe pse ka gjith ato miliarda lek per tu
sponsorizuar prap vazhdojn filmat e vjeter po njerzit jan te lodhur nga PD votimet e tjera po mori 30 deputet
jan shume. Po kjo ca sjell? Sjell qe PS-LSI bejn cte doj. Duhet nje opozite e denje me personazhet e zgjedhur
se fundi nuk pam asgje te re pervec filmave te vjeter regjizoret jan te njejte ndryshojne vetem aktoret. Dhe e dini
ca?! Boll me se nuk voton me per PD dhe pse kam qen me PD gje ne 91-97.