Ambasadori i OSBE-së Florian Rauning, i pranishëm në tryezën për reformën në drejtësi, siguroi se faktori ndërkombëtar do të jetë gjithnjë krah shtetit shqiptar për të ofruar mbështetjen dhe ekspertizën e tyre për reformën në drejtësi.
Kreu i Prezencës së OSBE në Tiranë nënvizoi se ajo duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të mbështet mbi një frymë kompromisi mes palëve, pasi siç theksoi ai, vetëm në këtë mënyrë kjo reformë mund të kryhet me sukses.
“Reforma duhet të përfshihet në një proces gjithëpërfshirës. Ne luajmë të gjithë një ekip por kjo nuk është garë sportive, por gjithkush duhet të sjellë një kontribut unik. Kjo nuk do të thotë se çdo institucion të punojë i mbyllur nga të tjerët.
OSBE do të ofrojë mbështetjen e saj në realizimin e kësaj reforme. Ajo duhet të përfshijë të gjitha shqetësimet e të gjithë faktorëve.
Ne do të vazhdojmë të angazhohemi me partnerët tanë, me Këshillin e Lartë të Drejtësisë dhe Ministrinë e Drejtësisë. Kjo reformë arrihet kur liderët shqiptarë bëhen kampionë të kësaj reforme, nisma ka mbështetjen e faktorëve ndërkombëtarë.
Me një frymë kompromisi, reforma mundet dhe do të kryhet me sukses” ,tha Rauning
S’mund të ketë gjithëpërfshirje me fajtorët dhe kriminelët që e kanë sabotuar dhe vazhdojnë ta minojnë drejtësinë për të mbuluar fajet e tyre.Europa tregon që nuk është e interesuar të kemi një shtet të së drejtës e të ndëshkojë fajtorët që e lanë drejtësinë për 20 vjet në pikë të hallit. Europa kërkon amulli në politikën dhe drejtësinë shqiptare.
Gabim,lojtaret te pakten ka 8 vjet qe jane federuar e lozin per PD duke lene pas humbje te medha shkaterimtare per njerezit e vendin.Ketu nuk ka vend per shumezim me zero!Me vjen keq qe edhe arbitri nderkombetar eshte i njeanshem e mosperfilles e nencmues i keqtrajtimit te shqiptareve nga kjo drejtesi kriminale.
drejtesia eshte ajo qe opozita ka ven ne drejtim te saj kur ishte ne pushtet dhe vazhdon ta mbaj peng ate me fjali orotorike,prandaj nderkomtaret duhet te jen ata qe ti japin drejtim kesaj pune.mazhoranca duhet te kerkoj me shume,se sistemi drejtesis komandohrt nga sali berisha, prandaj kjo eshte nje loj e opozite per bojkot,sic thot dhe zv ambasabes shba se shume te ashtuquajturmbrojtes te drejtesis duhet te ndeshkoen.