Një analizë me detaje për ndeshjen Shqipëri-Danimarkë

9 Tetor 2014, 16:06Sport TEMA

Nga Erbor Kulla

Statistikat mbase nuk janë mënyra më argëtuese për të analizuar një ndeshje futbolli, por duke marrë parasysh suksesin e fundit të skuadrës tonëkombëtare në ndeshjen kundër Portugalisë, u interesova të analizoja nga ana statistikore ndryshimet midis kësaj ndeshjejedhe rezulatateve të kombëtares përgjatë ndeshjeve kualifikuese për Botërorin në Brazil 2014.Rezultatet dhe statistikat e ndeshjeve mund të verifikohen nëpërmjet website-it FIFA.com.Më poshtë kam përmbledhur statistikat e ndeshjeve kualifikuese(mesataret matematikore të të gjitha ndeshjeve marrë bashkë), përballë statistikave të ndeshjes kundër Portugalisë.

Tre statistika bien në sy menjëherë. E para, është fakti që ne arritëm të kapim një oponent superior nga ana teknike si Portugalia tre herë jashtë loje. Tre offside mbase nuk duken si shumë nësasi, por krahasuar me mesataren 1.4 nga ndeshjet e kualifikimit, rezulton në një përmirësim pothujase 115%-sh. Pra, njëherazi tregon që bëmë më pak gabime vetë dhe në të njëjtën kohë lejuam oponentin të bëj më shumë gabime. Pozicioni i Lorik Canës në qëndërmbrojtje nga ana e DiBiasi-t nuk është suprizë. Si kapiten skuadre dhe lojtar me përvojë, vendimi është pothuajse i paevitueshëm. Po nuk mbajtëm linjën e mbrojtjes, nuk mbajmë dot mbrojtjen. Mbrojtja dhe linja drejtohen nga eksperienca, i personalizuar në këtë rast nga vetë Cana. Mavraj, rritur dhe i edukuar me stilin Gjerman të mbrojtjes, është partneri natural i kapitenit në qëndermbrojtje. Eksperienca atij nuk i mungon dhe duhet ta konsiderojmë veten tëkënaqur që vendosi të përfaqsoj kombëtaren tonë. Detyra e Hysës dhe Agollit ishte ta mbanin linjën defensive anësore paralel me qëndrën dhe këtë e arrtitën në mënyrë të sukseshme, duke kapur lojtarë me eksperiencë si Nani dhe Eder tre herë offside. Nuk do më dukej suprizë në qoftë se DeBiasi do e ketë praktikuar disa herë nëstërvitje mbajtjen e linjes së mbrojtjes në vijë të drejtë. Statistikat të paktën reflektojnëpunën e mirë të bërë në këtë drejtim.

Realizimi i dytëështë që loja ishte me të vërtet një betejë nga ana jonë. Për të mposhtur një skuadër të fortë si Portugalia, na u deshën 6 kartona te verdhë (kishim vetëm 2.9 kartona për ndeshje për kualifikueset e botërorit). Kjostatistikë reflekton faktin që ne fitoret i paguajmë shtrenjtë. Jo për koinçidencë, por rezultati i fundit pozitiv për skuadrën tonëështë fitorja 0:1 me Norvegjinë në Norvegji në të cilën arritëm të marrim plot 5 kartona të verdhë. Ky fakt në vetvete mund të reflektojë nivelin teknik inferior të skuadrës tonë, por për këtë mund të debatohet. Fakti ështe që në qoftë se ke vetëm 40% të kontrollit të topit, kundërshtarin do detyrohesh  ta ndalosh në mënyrë të parregullt. Dhe sa më shumë faulla të bësh (15 gjithësej me Portugalinë), aq më shumë kartona të verdhë do të marrësh. Kjo mbase nuk përbën një problem të menjëhershëm për skuadrën tonë, por jam i sigurtë që do të jetë problematike në të ardhmen kur të verdhat do fillojnë të akumulohen dhe do na lënë lojtar me përvojë jashtë fushës. Edhe për këtë problem jam is sigurtë që tranjeri i kombëtares e ka vrarë mëndjen, por e vetmja zgjidhje e shpejtë që ka në dispozicion(përvec rritjes së nivelit teknik të skuadrës, gjë që nuk realizohet brenda ditës) është që të marri sa më pak të verdha me kundërshtarë të dobët, në mënyre që të kemi kartona në dispozicionkundër oponentve të fortë. Në këtë rast, 3 pikëshi ja i vlen të verdhat.

Pika e tretë dhe fundit reflekton saktësinë përpara portës kundërshtare. Krahasuar me mesataren prej 0.231 gola për çdo gjuajtje në portë nga ndeshjet e kualifikimit, në këtë ndeshje ne arritëmtë shënojmënjë gol për dy gjuajtje të vetme në portë (përmirësim 117%-sh). Ky fakt, më shumë se çdo gjë tjetër, reflekton pozitivisht mbi mbi Bekim Balajn. Duhet të mendojmë se Balaj përmban vetitë teknike tënjë sulmuesi me potencial për të ardhmen e kombëtares. Ekzekutimi i golit ishte perfekt. Besoj se nuk do të jetë hera e fundit që do ta përfaqësoj skuadrën kuq e zi në mënyrë të denjë. Në qoftëse duam të marrim pikë, ne duhet të shënojmë gola. Dhe në qoftë se duam të shënojmë gola, përpara portës nuk duhet të hezitojmë, praduhet të jemi  pragmatik. Në këtë ndeshje, sulmuesi i Slavia Pragës e kreu detyrën më së miri. I takon Balajt të dëshmojë që e meriton rolin e sulmuesit në të ardhmen.

Formacioni

Formacioni i përdorurgjatë ndeshjes reflekton pozitivisht mbi tranjerin e skuadrës. Këtë pikë duhet ta analizojmë pak më thellë. Po të marrim sistemin oficial prezantuar UEFA-s, Shqipëria luajti një formacion 4-1-4-1, me Kukelin si mesfushor defensiv dhe Balën si sulmues të vetëm. Gjatë ndeshjes u vu re shumë shpejt që pozicjonimi i lojtarve nuk i përkiste formacionit formal.

Hysaj dhe Agolli rradhë largoheshin më shumë se 10-20 metra prej qëndër-mbrojtsave (Cana dhe Mavraj), duke krijuar efektivisht një formacion me 4qëndër-mbrojtsa. Duke qënë se mbrojtja ishte përqëndruar dendur afër portës, Roshi dhe Lenjani detyrimisht duhet të tërhiqeshin nga mesfusha në mënyrë që të mos linin hapësira kundërsulmi midis mbrojtjes dhe mesfushës dhe efektivisht luanin rolin a mbrojtsave anësorë (me hapësirë depërtimi nga të dy krahët). Në këtësistem qëndra e mesfushës (Kukeli, Abrashi, Xhaka) luante një rol gjithashtu defensiv dhe të tërhequr. Balaj luante në pozicionin e një 9-te fallso lart në mesfushë. Pra formacioni real ishte një 6-3-1 ose më mirë një 6-1-2-1. Me pak fjalë, ne luanim në mbrojtje.

Pozicionimi i lojtarëve është ajo për të cilën duhet të vlerësosh tranjeri tonë. Duke kuptuar që nuk do të kishte sukses në lojë të hapur kundër një skuadre teknikisht më të lart se ne (Portuglia), sakrifikoj dy mesfushor anësorë nëfavor të linjës mbrojtëse.Mbrojtja u pozicionua në një hark të stërgjatur që tkurrej para portës tonësa herë që Portugalia sulmonte. Tre mesfushorët e ngelur i pozicionoj po thellë nëqëndër të mesfushës tonë, me Kukelin në qëndër para mbrojtjes qëndrore dhe Abrashin dhe Xhakën pak para Kukelit e anash tij. Balaj luante para Xhakës dhe Abrashitsi shkatrues (i organizimittë lojës Portugeze) në mesfushë e sulmuesnjëkohësisht.Pozicjonimi i këtyre të fundit ishte në formën e një diamanti përpara mbrojtjes.

Ky formacjon e lejon skuadrën tonë ta rrethoj sulmin e skuadrës kundërshtare nga të gjitha anët njëkohësisht. Në cdo hapësirë midis mbrojtjes dhe mesfushës, kundërshtari (p.sh. Vierinha dhe Nani) do e gjejveten të rrethuar nga 4 lojtarë kuq-e-zi. Rëndësi këtuka që lojtarët tanëta rrethojnë topinvrullshëm(presing), në mënyrë që kundërshtarit ti mbydhen hapësirat për pasim (sidomos drejt Eder-it), duke e detyruar atë ta kthejëtopin mbrapa ose ta humbasi tërësisht.Natyrisht që zona qëndrore para portës përmban rrezikun më të madh për mbrojtjen në futboll. Përgjegjësia kryesore në mbrojtje bie mbi  treshen Cana – Mavraj – Kukeli,  të cilët nuk duhet të lejonin depërtime me top (si qëndrorë edheanësorë) midis tyre dhe Berishës. Eksperienca e tyre e bëri të mundur këtë gjë dhe rezultati flet për ta.

Duke e ngjeshur dhe organizatorin e lojës kundërshtare (Moutinho-n) në mes të diamantit mesfushor, sulmi i Portugalisë u detyrua ta kthente shpesh topin mbrapshtë dhe ta kërkonte pasin drejt Eder-it jo në mënyrë direkte, por nëpërmjet krosit nga ana e Contreao-s dhe Pereira-s, të cilët duhet të kalonin Roshin dhe Lenjanin në luftë një-me-një për të krosuar. Edhe kur këtë e bënin me sukses, Eder (nga të vetmit lojtar Portugez me rrezik në ajër) e gjente vetën të ngjeshur midis experiencës së Canës, Mavrajt, Kukelit dhe Berishës. Suksesi i qëndërmbrojtjes në ajër (ose spastrimi i topave ajror nga qëndërmbrojtja jonë) reflektohet në faktin që Portugalia kishte 10 korne inefektive, nga të cilat vetëm arritën të godasin shtyllën në minutën e 69nëpërmjet Hortë-s, nga një top i pastruar keq. Sistemi është shumë i përafërt me formacionin e sukseshëm që përdori Interi kundër Barcelonës në gjysëm finalet e CL 2010, kur Mourinho vendosi një trekëndësh shkatrues (Motta, Cambiasso, Sneijder) përpara mbrojtjes së Interit dhe mu në zemër të sulmit të Guardiolës. Barcelona nuk arriti ta ndërtonte mirë sulmin dhe si rezultat u eliminua nga një Inter që ndeshjen e kthimit luajti me 10 lojtar per pjesën më të madhe të lojës.

Ky formacion të jep gjithashtu mundësinë e kundërsulmit. Po e përmbajte presionin intensiv të skuadrës kundërshtare me sukses dhe po arrite të dalësh jashtë fushës tënde me shpejtësi (qoftë drejtë për drejtë, qoftë nga krahët), do e kapësh kundërshtarin të pa përgatitur në mbrojtje dhe me jo më shumë se tre katër lojtarë mbrojtës. Kjo u realizuavetëm dy herë nga ne gjatë ndeshjes, përfshi këtu gjatë shënimittë golit (minuta 52).

Abrashi gjeti Roshin me një pasim të shpejt nga ana e djathtë, Roshi ballë për ballë me Costa-n fitoj dyluftimin duke shpërthyer në sprint, arriti të krosoj duke e gjetur Balën të pa mbuluar ngushtë, i cili nuk hezitoj ta godiste topin në rrjetë (e me sa u pa, dukej sikur po e falenderonte Pepe-n mbas golit).

Ky sistem kërkon një rendiment të lartë loje. Mosha e lojtarve ka rëndësi këtu. Gjatë kualifikimeve kombëtarja pësojë shumicën e golave ose në 15-minutëshin e fundit të pjesës së parë, ose në 15-minutëshin e fundit të pjesës së dytë.

Kjo reflekton disbalancë në skuadër. Pra, ose janë lodhur lojtarët tanë më shpejtë se kundërshtarët, ose nuk kishin eksperiencën e duhur ta mbanin rezultatin deri në fund (osenjë kombinim i të dyjave). Dhe të mos harrojmë, golat na humbim pikë dhe pikët na kushtojnë në renditje. Kjo ka rëndësi sepse rruga për në Europian a Botëror ështe e gjatë. Vendet e treta dhe të katërta na fusin në kuti mëavantazhuese.

Sot jemi në kutinë e pestë në Europë, bashkë me skuadra si Lituania dhe Moldavia. Po të kishim marrë rezultate më pozitive gjatë kualifikimeve të mëparshme, mund të ishim në grupin e katërt. E në atëgrupim,në vend të luanim kundër skuadrave si Bullgaria, Skocia, e Armenia, do ndesheshim me skuadrat e grupit ku jemi tani (pra si Moldavia e Gjeorgjia). Dhe me këto të fundit, pikët merren më lehtë. DeBiasi-t jam i sigurtë që ky fakt nuk i hiqet nga mëndja, sidomos duke patur parasysh rezultatet e dobëta në ndeshjet e kthimit vitin e kaluar(për Brazil 2014).

Pse e theksoj këtë pikë? Shikoni moshën dhe pozicjonin e lojtarve tanë:

Mosha (ose më mirë dinakëria)ështëe përqëndruar rreth qëndrës së mbrojtjes, aty ku shpejtësia dhe rendimenti nuk janë detyrimisht të domosdoshëm kur luan thellë në mbrojtje, por ku duheteksperienca e përmëndur më lartë (Cana – Mavraj – Kukeli). Rinia dhe dinamizmi është përqëndruarnë krahë dhe në mesfushë, aty ku fuqia dhe shpejtësia është më e rëndësishme, por edhe gabimet nga moseksperienca e lojtarëve falen më lehtë. Pra duke parë lojtarët që ka në dispozicion, DeBiasi i ka pozicionuar në mënyrën më efektive në sistemin qëzgjodhi kundër Portugalisë. Me moshë mesatare rreth 26 vjeç, skuadra kishte një balancë të mirë midis dinamizmit, rendimentit, dhe eksperiencës.Në këtë ndeshje, jo si shpesh më parë, kundërshtari nuk na vodhi dot pikë në fund të lojës.

Punën e mirë të DeBiasi-t nuk e reflekton vetëm fitorja. E reflekton sitemi i zgjuar që përdori kundër Bento-s, pozicionimi i lojtarëve brënda sistemit, si dhe statistikat e përmirësura. Ndeshjen fare mirë mund ta kishim humbur, por edhe po të kishim humbur, ne nuk do kishim humbur thellë. Këtë reflekton analiza më lart. Për punën e mirë, tranjeri jonë duhet vlerësuar, porduhet të jemi edhe realist në objektivat që kemi. Një vend i tretë në këtë grup do të ishte një rezultat shumë i mirë për skuadrën që kemi. Përmirësimet bëhen me hapa të vogla dhe si skuadrës edhe tranjerit duhet ti japim kohë që të bëjnë detyrën e tyre. Ngelet për tu parë të Shtunën në qoftë se puna e mirë po vazhdon, si në rezultat, ashtu edhe statistikisht.

 

 

 

 

 

16 komente në “Një analizë me detaje për ndeshjen Shqipëri-Danimarkë”

  1. raimond vlonjati says:

    Analize koti fare, se ne fituam nga shansi qe nuk lozi Ronaldo –Po te loste Ronaldo gjithe ato raste qe krijuan portugezet do ishin bere gola

    Nga ana tjeter mesfusha jone u bllokua fare dhe nuk dinte ku ta jepte topin, Vetem Roshi lozi shkelqyer qe e zhbllokonte lojen tone me depertimet e tij ne krah, gjithe te tjeret ishin zero fare

    Mbrojtja jone nga krahet eshte totalisht e pa afte fare ..Dhe portugezet e benin sallate mbrojtjen tone, e cila ishte ngathet fare si ne qender edhe ne krahe,
    por sidomos krahet e mbrojtes sone -Agolli dhe Hysaj , dukej sikur nuk ekzistonin fare …..Por sulmi i portugezeve pa Ronaldon eshte zero fare

    Do zoti lozin me mire kunder Danezeve, por nje gje eshte qe lojtaret tane jane shume te ngathet , Nuk kane levizeshmeri fare …Kjo eshte edhe defekti kryesor i skuadres sone …qe De Biazi nuk di ta korigjoje

    1. Laci 1 says:

      Vlora te lumte I ke ra pikes dhe mos fol ma. Keto shqiptaret fluturojne me presh ne by….po ne fituam ne portugali se nuk ishte Ronaldo dhe patem fatin me vete.

    2. Naqua says:

      17 “fare” ke perdorur, o injorant vlonjat! A mund te thote nje shqiptar normal “totalisht e pa afte fare”? Dhe “totalisht” dhe “fare”?! Nga kjo kuptohet se cfare kunderanalize ben ti! Tjetri e ka pare me imtesi statistiken e eksperteve te FIFA-s, ti del e ben karshilleqet e perditshme atyre qe shkruajne neper gazeta. Dhe perfaqeson edhe Vloren, pa le! E mjera Vlore dhe e mjera Shqiperi!

      1. raimond vlonjati says:

        Ik ore gje e shpifur mos me ruaj shume trapin ,te pjerdhsha ty bashke me analizen e ketij deficentit

    3. ALTIN says:

      Fati gjithmon ka qene kunder shqiptareve sepse gjithmon kemi hanger gol ne minuten e 92.
      Kete here na buzqeshi, besoj se nuk ka gje me te mire.
      Edhe skuadrat e medhaja fitojne shpesh here me fat.
      Po desha te kujtoj Interin e Murinjos.
      Persa i perket Ronaldos _ kur te vjen fati te dera s ka Ronado ta ndaloje.
      Megjithate,per mendimin tim De Biasi ka arritur te krijoje nje skuader modeste qe nuk rrifet kollaj por shpesh here edhe fiton.
      Dhe kjo natyrisht duhet te na gezoje.
      ISHALLA NA BUZQESH FATI PERSERI EDHE ME DANIMARKEN!!!

    4. Klevis says:

      Po ndeshjen per ne boteror qe luajtem me Portugaline dhe qe barazuam ne Portugali a e kujton?
      CR7 ka luajtur gjithe lojen dhe nuk boni dot gol.
      Ndeshja doli 0-0 ne mos gaboj.

  2. Kendveshtrim tjeter says:

    Ndeshja me Portogaline i perket arshives,konkluzionet e saj nuk kane vlera per Danimarken.
    CELSI I LOJES ESHTE MESFUSHA !
    Nje mbrojtje e sigurte eshte kur mesfusha vendoset prane saj,kete mund te themi dhe per sulmin.
    DE Biazi ka bere permiresime ne lojen mbrojtese ne kuadrat,ku mesfusha ka vendosjen dhe detyrat e saj.
    Ne veprimet sulmuese,mungesa e mbeshtetjes nga mesfushoret,ben qe sulmet tona te jene te pafuqishme,deri diku ne meshiren e fatit.
    Ne nuk kemi sulmues me propabilitet te larte,per te shenuar ne 1 ose 2 raste, gol.
    Numeri i sulmeve te skuadres sone dhe rezikshmeria e tyre eshte jo shqetsues per skuadrat e forta.
    Difekti midis mesfushes dhe sulmit eshte sfida e De Biazit,korigjimi i saj eshte celsi i suksesit.

  3. bastexhiu says:

    Tifoz jam me shqiprin se me nje fitore ndaj danimarkes rriten shancet per te vajtur ne france, po me baste do ta luaj 2 per danimarken se dhe koficenti eshte shum i mir. lojtaret tan jan shum te ngatht dhe kan shum veshtersi ne shenimin e golit.

  4. CARLHAINZ says:

    nuk e lexova ,artikullin i nderuari,Erbor Kulla..ma shpife,STATISTIKA,3 STATISTIKA,PREJ STATSTIKA,ETJ.ETJ……ne tre rreshta ke perdorur 5 here fjalen statistika…..shko ha nji tas grosh se s’eshte zanat per ty.GAZETARIA.

    1. P.kola says:

      CarlHainz …….Rumenige ? Analizat Jane per ata qe duan ti lexojne dhe ata qe dine ti lexojne
      Une nuk besoj se te gjitha diskutimet permblidhen : Fituam, humbem,gol ofsajt,gjyqtar i shitur etjer, etjer
      Analizat Jane te nevojshme. Pike..my eshte mendimin im. Erbor, urime.

  5. a. says:

    Me ne fund nje analize e plote qe e ben te kuptueshme pjesen taktike dhe teknike te skuadres Shqiptare ne nje ndeshje. Falenderime Z. Kulla.

  6. askushi says:

    Aman qoft edhe me fat, qoft edhe duke i lutur zotit te fitojm me Danimarken.
    Sa ne jan edhe ata, vetem se jan ne Evrope. Asnje frike. Nuk jan me te mire se ne. Do ti rafim. Vetem besim.
    Pastaj nuk duhet t na grij gezimi ne buze. Sa fitojm , rifemi.
    Behuni copa, mos shitni ndeshjen, mos degjoni Duken me shoke.

  7. Jace says:

    Nese ne do te luajme sic luajtem ne Portugali, pra te jemi te vetedijshem per inferioritetin tone, jane te gjitha gjasat te mos dalim pa pike nga kjo ndesshje. Por nese na genjen mendja dhe hidhemi ne sulm per te fituar me cdo kusht, atehere thjesht kemi per tu turperuar ne ate fare feje, qe nje zot ka per ta marre vesh.

  8. Zef Kallami says:

    Deshiroje te mos dalin mendimi im.
    Uroi qe stadiumi i Elbasanit ditelindjen e te pares dite ta filloje foshnjerin me fitore.
    Lexova gjithe ate taktike dhe strategji luftarake futbolli te perllogaritur aq mire e bukur brenda katercepshit te fushes se blerte e vizatur me vija te bardha qe perfeshine ne kuadratet e tyre momenten me decizive dhe emocionuse per tu shperblyer me nderin e fitores apo me humbjen e turpeshme qe vetem nji DeBiasi dine ta thurin fuqishem,fale fitores se bujshme me Portugalin.
    Fitorja me Portugaline ishte nji fitore si qorri shejit.Ky mendim bie automatikisht poshte nese fitojme me Danimarken.

  9. bugazi says:

    nji gol nga meha ky mbiemer i burrerise kosovare.

  10. Klevis says:

    Sulmi fito ndeshje kurse mbrojtja fito kampionate o Tunxh djali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje