Kapiteni serb: Të luhet me tifozë shqiptarë. Danezët: Kjo Kombëtare, më e mira në historinë e Shqipërisë

8 Tetor 2014, 10:38Sport TEMA

Shqipëria është në prag të dy ndeshjeve shumë të rëndësishme për eleminatoret e “Euro 2016”, të cilat ndoshta do të jenë deçisive për të ardhmen e Kombëtares sonë.

Edhe pse fillimisht luajmë me Danimarkën, gjithë debate është përqendruar nëse do të lejohen apo jo tifozët shqiptarë në Serbi.

Kapiteni i Kombëtares së Serbisë, Branislav Ivanovic ka lëshuar një intervistë për mediat vendase në prag të dy sfidave eliminatore kundër Armenisë dhe Shqipërisë.

Mbrojtësi i Çelsit është ndalur edhe në çështjen e pranisë së tifozëve shqiptarë në Beograd, duke folur me tone sportive:

Në aspektin sportiv është mirë që edhe rivalët tanë të mbështeten nga tifozët e tyre por nëse ka një rrezik potencial në aspektin e sigurisë, atëherë ndoshta mund të jetë më mirë që të mos vijnë dhe as tifozët tanë të mos shkojnë.

Gjithsesi, një vendim është marrë dhe unë nuk dëshiroj të humbasim kohën me këto gjëra.

Ndaj Shqipërisë duhet të përgatisim një atmosferë madhështore dhe mënyra më e mirë është që të fitojmë ndeshjen e parë kundër Armenisë. Me 6 pikë në xhep mund të ecim më të qetë drejt objektivit tonë”.

Ndërkohë, danezët, me të cilët do të ndeshemi këtë të shtunë në Elbasan, i tremben shumë Kombëtares sonë, raporton Sport News.

Madje, trajneri i Danimarkës, Morten Olsen, thotë se kjo është Kombëtarja më e mirë në historinë e Shqipërisë.

Luajnë në shtëpinë e tyre dhe kanë shumë besim. E kanë në karakteristikat e tyre të mos dorëzohen dhe me shumë mundësi kanë në dispozicion një nga skuadrat më të mira të të gjithë historisë së tyre. Nuk parashikoj një ndeshje ku do të dominojmë gjatë gjithë 90 minutave”, ka thënë ai.

10 komente në “Kapiteni serb: Të luhet me tifozë shqiptarë. Danezët: Kjo Kombëtare, më e mira në historinë e Shqipërisë”

  1. Pavlos Karatsaferis says:

    kur ua futem grekeve sa krahu, vari janullen srbijes

    1. Pelasgian says:

      mos i nenvlerso se edhe ata japin shpirtin ne vend tyre !

      Ne serbi lojen do ta bejne serbet , shqipria duhet te luaje ashtu sic luajti ne Portugali por me pak me shume kurajo per kundersulm ! Katenacio italian eshte perfekt !

    2. Bimi says:

      ELLBASALLINJT vs. Vikinget shpresoj te jete nje atmosfere feste ne elbasan me Shume pune per birrarit dhe byrektoret … BUGACE LOVE LOVE

  2. Intervistat e ndryshme lene nga trajneri Danimarkes apo kapiteni i Serbise jane me pak te rendesishem,E rendesisheme eshte qe Kombetarja SHqiptare te tregoje vlerat ne fushen e Futbollit me FITORE ne Elbasan dhe te pakten nje barazim ne Serbi ,dmth pa humbje.
    URIME KOMBETARES SHQIPTARE…..!.

  3. Normal qe esh permirsuer Kombetarja, skan te bej me me shqip foles me pashaport te Shqipris si Tourkofagos Janullatos qe shiten per 200 euro behen tourkofagos edhe janullatos!!! Ksaj radhe kombetarja perben ni pjes te mir me lojtare nga Kosova qe sta falin Atdheun edhe motren per ca Gomare!!!

  4. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Kombetarja jone eshte pjekur taktikisht dhe pret frutet pas nje kohe shumeeeeee te gjate .
    Nje fitore me Danezet do te ishte e jashtezakoneshme ,packa se mund te leme pike ne Beograd .

  5. Atdhetar says:

    Me mire, te mos kete vatje ardhje tifizesh per te dyja palet, pasi ne serbi dele barazim 1-1 dhe ne Shqiperi hane dru duke u futur gola

  6. Genci says:

    Te shohim. Koha do ta tregoj. Flasim pasi te kete perfunduar ndeshja.

  7. turkofagos says:

    Merni dy humbje dhe shkoni te vendi qe jeni mesuar.
    Korrakia_danimarka. 0_2
    Serbia 4_ korrakia 0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje