Nedved “thumba" për Totin: Nuk ka luajtur në ekip të madh

7 Tetor 2014, 15:21Sport TEMA

Pas shpërthimit me akuza të Françesko Totit në përfundim të Juventus – Roma 3-2, vjen edhe replika e Pavel Nedved, i cili e thumbon kapitenin verdhekuq duke i kujtuar se nuk ka luajtur kurrë më një skuadër të madhe të nivelit të Juves.

“Deklaratat e Totit më kanë zemëruar shumë. Ai nuk ka mundur të luajë për një ekip të madh si Juventusi dhe për këtë arsye nuk e kupton cfarë do të thotë. Nëse punon për Juventusin, i ke të gjithë kundër. E vlerësoj Tottin, sepse është një kampion, por nëse kapiteni i skuadrës sime shprehet në atë mënyrë vetëm në javën e 6 të kampionatit, nuk di nëse mund ta mbajë më shiritin”, tha Nedved.

Sipas Nedved, akuzat se Juvja është favorizuar nga arbitrat mund ta dëmtojnë klubin bardhezi:

“E gjitha kjo mund të ndikojë në qëndrimin e arbitrave, që mund të kenë frikë të japin një vendim pro nesh”

Më pas drejuesi çek i Juventusit, komentoi edhe fyerjet e tifozëve bardhezi ndaj futbollistëve verdhekuq në përfundim të takimit:

“Do të më pëlqente të dëgjoja duartrokitjet për Totin në momentin kur ai la fushën, por fatkeqësisht nuk e kemi këtë kulturë në futbollin italian. Kur luan në transfertë merr vetëm sharje, dhe unë këtë e kam ndjerë në kurrin tim. Në Itali më shumë tifozët më shumë bëjnë tifo kundër sesa mbështesin skuadrën e tyre.”

Përsa i përket mundësisë së përdorimit të moviolës në fushë, 42-vjecari u shpreh kundër, pasi sipas tij, nëse kjo ndodh, futbolli nuk do të kishte më bukurinë e tij.

13 komente në “Nedved “thumba” për Totin: Nuk ka luajtur në ekip të madh”

  1. Albania1 says:

    Une nuk jam tifoz i Romes. Por kur behet fjal per nje lojtar si TOTTI qe c’do skuader ishte ne gjendje te benin cmendurira vete dhe vetem per ta pasur ne skuader, ky tipi ishte ne Serie C bashke me Calciopolin dhe Juventusin ?

    TOTTI ka shkruajtur dhe vazhdon te shkruaj historin e futbollit Italian dhe si mesfushor i avancuar dhe jo sulmues i mirfillt eshte golashenuesi i 2 me i mire i gjith historis se Serie A.

    Juventusi eshte skuadra me e kontestuar e futbollit Europian eshte nje skuader qe drejtohesh nga bastexhinjt dhe nje skuader qe ka cuar futbollin Italian ne vendin e 6 ne Uefa dhe te 11 ne Fiffa.

    Ai qe dashuron futbollin …… eshte e sigurt qe urren Juventusin. kete shpreheje nuk e ka thene as Sali Berisha as Edi Rama por baba i futbollit boteror ?

    1. Juventini says:

      Kur te flasesh per Juven ti ,,,e para pune duhet te lash bythen jo gojen sic behet zakonisht,,,

  2. Gjethi says:

    Arushi vogel se kupton se Toti mund te luante me ke ekip te donte, po I qendroi besnik fanelles dhe qytetit. I qendroi besnik arush po ti se kupton. Ti akoma ske ndryshuar modelin e flokeve.

  3. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Sidoqofte TOTI ngelet nje lojtar medioker dhe asgje me shume ,per me teper eshte tip i peshtire edhe pse ka mbi supe mbi 38 vjet ka sjellje tipike si te Mancinit ,nje pordhac qe eshet vehten me shume se c’vlen .
    Pertej asaj se ka ndenjur me te njejtin ekip per 20 vjet asgje tjeter nuk ke se cfare ti pelqesh .
    Krahasimi me MALEDININ dhe DEL PIERON ????!!!!!
    As qe u afrohet tek gishti i vogel i kembes .
    NEDVED megjithate ishte SHPUZE dhe asnjehere si asnje lojtar EKSTRA-KOMUNITAR ,nuk luajti si ai per nje ekip jashte atdheut te tij .

    1. Gjethi says:

      Sa duhet te kete dale gjumi ose je akoma ne gjume shoku se po ja fut kodra pas bregu. dukesh qe je tifoz koke e kembe.

  4. Gerti says:

    Totti?njerez te tille duhen ta kene bustin ne hyrje te stadiumit,per te frymezuar femijet.ai mund te luante kudo,por dashuria per romen,ishte me e madhe se dashuria per egon e tij.

  5. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    “albania 1 “!
    U inkuadrova me vonese dhe nuk e pashe komentin tend .
    Sidoqofte ti ke te drejten qe ta mburresh ekipin tend por per nje gje duhet qe te jesh i SINQERTE me VEHTEN tende .
    3 Ekipe njeh krejt Historia e Futbollit boteror si SIMBOLE si te KOMBIT te VET ashtu edhe te Kombetareve perkatese .
    1-Do apo nuk do ti VECCIA SIGNORA e NUMERO UNO ,ne ITALI si per tituj plot 33 ne mos gabohem por edhe per me Kryesoren se kur THEMI qe ITALIA i ka 4 YJE ne FANELLE eshte merita e JUVES qe per te Katerta heret qe ITALIA eshte shpallur Kampione Bote ka patur ne 11-tshen e pare :
    a-Ne 1934 ,JUVJA Kampion kishte ne Kampionen e Botes 6 lojtare Titull.
    b-Ne 1938 ,Juvja nen/kampione …………………….5 lojtare titull
    c-Ne 1982 ,JUVJA KAMPION …………………………7 Loltare titull
    d-Ne 2006 ,JUVJA KAMPION………………………….6 Lojtare titull
    2-BAYERNI i GJERMANISE qe per te katertat here qe GJERMANIA ja ka dale te jete kampione Bote ka patur 22 lojtare ne formacionet e Kampionit,nga 24 qe ka patur Juvja .
    3-SANTOSI qe per te Pesta heret qe BRAZILI ka dale Kampion Bote ka patur ne te pakten 3 Boteroret epare 16 lojtare te formacionit baze .
    4-BARCA radhitet ekipi i KATERT me i mire i te gjitha koherave qe ka patur me shum elojtare n eformacionet Baze si te 2 Europianeve ashtu edhe te 1 Boterori .
    5-Megjithmend JUVENTUSI doli ne serine -B ,dhe mbas asaj ja doli qe nga viti 2011 deri me sot te jete KAMPION ABSOLUT ,pavaresisht se ne EUROPE nuk ka shkelqyer .
    Por kjo more ALBANEZ eshte e CALE dhe vjen NGADALE ,

  6. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    ,Por ti kete nuk arrin qe ta kuptosh .
    SPANJA mori lojtare te huaj me se shumti Argjentinas ku spikat REALI qe koleksionoi n eharkun e 9 viteve 6 KUPA KAMPIONESH dhe kjo fale nje ITALO-ARGJENTINASI si ALFREDO DI STEFANO ,por SPANJA priti 34 vjet derisa mori per here te dyte Kupen e Europes ne nje kohe kur REALI edhe pse gelonte nga BLETET MESHKUJ nuk arriti qe ta conte SPANJEN ne asnje kompeticion ne katershe si ne Europian ( perjashto 1884 ne finale me FRANCEN ku duhet lartesuar heroi ARKONADA per ate humbje 2-0 ) ,se sa per boteroret prej 1966 -2006,pra per 11 BOTERORE SPANJA mbeti n evend numero.
    Tani eshte radha e ITALISE PER NJA 4-5 vjet te tjere ,pastaj fillon DISHEZA edhe per GJERMANINE .
    Vetem kur SPANJA punoi m eekipet zinxhir ja doli qe te lere GJURME qe kurre nuk do te fshihen dhe per kete DO apo nuk do ti edhe disa si ti ,meriten e ka BARCELONA .

    1. Albania1 says:

      Plako eshte e kote te debatojm bashke ….. per 2 arsye

      1- Nuk kam nerva te lexoj romanin tende sepse ajo cka ke shkruajtur varet nga emri

      2- TOTTI-n nuk e diskuton dote as ti as ato Yjet qe keni ju ne fanell.

      Jeni shume poshte …si keni aq ndeshje sa ka ai gola ?

      Te uroj shume shendet.

  7. right says:

    kaprrodhe plere bardhezicke

  8. BERTO says:

    KY LESHQENI I JUVES 4 VJET KARRIERE BERI NE FUTBOLL.DHE PER ATE CKA BERI ,DUHET TI FALET MOXHIT DHE ATYRE HAJDUTERVE TE TJERE.

  9. Agron says:

    Totti nuk eshte i madh vetem si futbollist. Ai eshte i madh si njeri. Dihet se cfare perkrahje jep ai per femijet e semure, duke dhuruar shuma te medha per pajisjen e spitaleve per ta. Por…ketu duhet te shprehim mirenjohjen shqiptare per te… gjate luftes ne Kosove, ne vitin 1999, gjate nje programi televiziv ne RAI, per mbeshtetjen e kesaj lufte dhe te popullit kosovar te debuar nga trojet e tij, ai ofroi 50 milione lireta nga ana e tij.
    Eshte lehte te flasesh kodra pas bregut, por kurre nuk duhet te harrosh se njerez si Francesco Totti i bejne nder emrit futbollist, por, shume me teper, i bejne nder emrit njeri.

    Nje respekt pa kufi per njeriun me emrin e madh Francesco Totti.

  10. jo vetem apandesit says:

    dy ikona te se njejtes vlere,
    TOTI dhe DEL PIERO,
    do mbeten ne histori
    ROMA dhe JUVENTUS.
    NEDVEV je mbrapa shume.
    te juve ka pergjegjesi ish tranieri ANTONIO KONTE per ALEKSANDER DEL PIERON

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje