FSHF i përgjigjet Serbisë: Duam bileta pa kushte

6 Tetor 2014, 18:48Sport TEMA

Federate Shqiptare e Futbollit i është përgjigjur me një letër Federatës Serbe të Futbollit, për kushtet e vendosura nga ana e kësaj të fundit sa i takon udhëtimit të tifozave kuqezi në Beograd për ndeshjen e 14 tetorit, me palën serbe që kërkonte që drejt kryeqytetit të këtij vendi të udhëtonin vetëm tifozë me pasaporta shqiptare dhe jo ata me pasaporta kosovare apo maqedonase. Një kërkesë, e cila është cilësuar si e pakuptimtë nga ana e FSHF, që shkruan:

Federata Shqiptare e Futbollit, i quan kushtet e vendosura nga ju, për praninë e tifozëve shqiptarë në Beograd, të parealizueshme nga ana jonë.

Së pari, ne nuk mund të listojmë dhe të marrim të dhëna personale nga tifozët. Së dyti, ne nuk kemi asnjë arsye ta bëjmë një gjë të tillë. Dhe së treti, Federata Shqiptare e Futbollit, nuk ka infrastrukturën e nevojshme dhe as kohën në dispozicion, për të bërë të tilla regjistrime. Në praktikën tonë të komunikimit, me të gjitha Federatat e tjera anëtare të UEFA-s dhe FIFA-s, për organizmin e ndeshjeve të futbollit (zyrtare apo miqësore), kushte të tilla nuk janë vendosur kurrë dhe me to, njihemi për herë të parë. Ekipi kombëtar shqiptar, është shoqëruar nga tifozët e tij, kudo në Europë madje edhe jashtë kontinentit si në Argjentinë apo SHBA. Për vetë situatën që ka kombi ynë, bashkëkombasve tanë, që jetojnë në Greqi, Gjermani, Angli, SHBA, etj, nuk mund t’ua privojmë të drejtën për të ndjekur ndeshjet e kombëtares tonë.

 Vënia e kushteve të tilla, mendojmë se ka ndikim jo të mirë, në krijimin e një fryme pozitive, bashkëpunimi dhe besimi reciprok, në organizmin e aktiviteteve futbollistike dhe jo vetëm. Ideja juaj, për organizmin e ndeshjes miqësore mes veteranëve të të dyja vendeve, e përshëndetur dhe miratuar nga ana jonë, do të jetë një nga ato sinjale të uljes së tensionit dhe bashkëpunimit të sinqertë mes dy federatave, që së bashku, do të përcjellim tek tifozët.

 Për arsyet që përmendëm më lart, Federata Shqiptare e Futbollit kërkon pajisjen me bileta për tifozët shqiptarë, pa kushte. Biletat e vëna në dispozicion nga ana e Federatës tuaj, ne do t’ua shpërndajmë shoqatave të tifozëve tanë, për të ndjekur ndeshjen Serbi – Shqipëri, në Beograd më 14 tetor.

 Duke shpresuar në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj, ju urojmë punë të mbarë“.

11 komente në “FSHF i përgjigjet Serbisë: Duam bileta pa kushte”

  1. tata says:

    Vallahi jeni mo tmiret, hallall..

    1. Gjithashtu malok says:

      mir qe shqiptaret jane palla dhe kane harruar kush jane serbet. por te pakten futuni pak ne internet par tu informuar mbi huliganet serb.
      10% e tifozave shqiptar do vdesin. pjesa tjeter do keqtrajtohet nga policia dhe nga tifozat serb. ndeshja do nderpritet dhe serbet do hyne ne fushe dhe do rrahin lojtaret tane. policia serbe do te nderhyje me vonese duke i lene kphen e mjaftueshme huliganeve qe ti rrahin mir lojtaret. dhe policia do arrestoje 3 huliggane serb nderkohe qe jane 24 shqiptare te vdekur. pas kesaj serbia deklaron ne uefa qe tifozet serb u provokuan nga shqiptaret dhe e verteton kete me nje video ku shihet nje shqiptar qe gjuan ne drejtim te serbeve me nje shishe plastike. uefa merr vendimin qe per kete skandal shqiperia te denohet me 8 vjet ndalim nga te gjitha aktivitetet futbollistike, kurse serbia te denohet me 5 vjet. me pas federata shqiptare ben nje rreklamim kunder denimit duke e shoqeruar ate me nje video te xhiruar nga nje turk , ku shihen rreth 50 serbe qe kane rrethuar nje baba me te birin 10 vjecar dhe i gjuajne me mjete te forta deri sa vdesin qe te dy. pas kesaj uefa merr nje vendim te dyte duke i bere denimin e serbise njelloj me ate te shqiperise. pra qe te dy me nga 8 vjet edhe pse nuk ka asnje serb te vrare.
      gjeja pozitive ketu do jete, qe shqiptareve do ju kujtohet dhe njehere se kush jana serbet. per te riharruar perseri ne 10 vjetet ne vazhdim.

      1. lali says:

        Film horor ,na bere o tate.

      2. Rama Says..... says:

        ka mundesi…., po si do tja bejne ne ndeshjen e kthimit ?

  2. MERITONI says:

    more,serbia nuk ka çare pa pranu,por,problemi eshte te ky femiju i abuzuar seksualishte,pomendoj TURKOFAGOS!

    ky nuk pranon,besa edhe ky debili tjeter me nofken BASHA DHE BERISHA edhe ky do te na nxjerr probleme.

  3. Taulant says:

    Po leri debilat te bejne qejf o Meriton.Pse harxhon kohen me spiunet.

    1. MERITONI says:

      taulant

      mire e ke.
      por,qefi ime eshte te luje koqe me debila!
      keta nganjeher mendojne se jane tu ja qellu,sepse kerkush nuk i kritikon!

      keta te gjitha mendimet e tyre i artikulojne me nje fjali,eventualishte,ne rastin me te mire,dy fjali!

      prandaj,une i komsideroj si objekte talljeje me lehtesi.

  4. zhaku i pamposhtur says:

    or zoterinj te fshf (nuk po i drejtohem armando dukes) jeni vertet kaq tranguj apo si eshte puna?? mua nuk me kenaq aspak kjo lloj pergjigjeje qe i keni dhene federates serbe…cjane keto pika boshe?(1,2,3…)
    perse i anashkaloni gjerat mor u zente buka shqiptare syte??perse nuk iu pergjigjet thjesht dhe shkurt federates serbe:KOSOVARET JANE PO AQ SHQIPTARE SA JANE EDHE DURRSAKET,FIERAKET,LUSHNJARET…DHE KOSOVA ESHTE ZEMRA E SHQIPERISE!!!nuk mbulohet dielli me shosh or dallkauker sharlatane qe nuk e meritoni te jeni ne ato poste(juve ju drejtohem fshf..),te plasur i keni syte qe kombetarja jone 50% te futbollisteve i ka nga kosova…kombesine shqiptare te kosovareve nuk e ka vene ne dyshim as amerika as gjermania dhe te gjitha fuqite e medhe te cilat e njohin kosoven si shtet sovran,perse duhen keto lajka me serbet??mendoj se nuk jane serbet ata qe duhet te mesojne kombesine e kosovareve por jeni ju sharlatanet e fshf…ju duheni marre me shqelma e tju hedhin ne rruge sepse jeni komplet si dikaster te paafte dhe padrejtesisht njollosni figuren e shqiptarit(ne nuk jemi langaraqer dhe sahanlepires ashtu sikurse jeni ju te fshf)
    shqiptaret duhet te kthjellohen dhe ti vene gishtin kokes e te kuptojne qe nqs duan rezultate pozitive ne futboll atehere duhet te krijojne nje ‘tim’ te shendoshe jo vetem me lojtaret dhe trajnerin por komplet si fshf pra si nje familje sepse eshte per te ardhur keq se ne jemi nga te vetmit tifoza qe e ndjekim kombetaren tone masivisht kudo ku ajo luan edhe pse jemi zhgenjyer ne te shumten e rasteve perseri e duam dhe e mbeshtesim kete kombetare…dikush duhet te vere dore dhe te vendosi pikat mbi I-ne…me armando duken dhe te paaftet e tjere rreth tij nuk kemi gje ne vije,eshte koha per reformim te fshf,shqiperia po ndryshon,duhet te shkojme nga kahu pozitiv dhe jo nga ai negativ,na duhen kuadro inteligjente dhe profesioniste jo anadollake qe nuk dine te lidhin dy rreshta…

    1. sull-tani says:

      zhaku nuk te heq asnje presje nga ato qe thua vec do te shtojsha qe fshf me duken ne krye me teper ngjan me nje bande pijaneco-kumarxhinj sesa me dikasterin qe perfaqeson sportin me popullor ne shqiperi

  5. 17nentori says:

    o zhak a zhapik si e ke. lexoje edhe njehere se fshf-ja ate u thote po ne menyre qytetare dhe jo kooperativiste si te ka zene ty.
    shkruaj kur je esell o burre jo si nga turni i trete.

    1. 18 dhjetori says:

      po ty mer lal pse te djeg replika e dakut? mos ke hanger naj’lug corbe te prishur?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje