Luis Suarez do të rikthehet të mbajë veshur fanellën e Uruguait në dy miqësoret e muajit Tetor përballë Arabisë Saudite dhe Omanit edhe pse vazhdon të jetë i pezulluar për ndeshjet zyrtare, si me klubin e tij Barcelona ashtu edhe me kombëtaren Celeste. 27-vjecari u përfshi përfundimisht në listën prej 22 futbollistësh që do të përfaqësojnë Uruguain në këto dy takime nga trajneri Oscar Tabarez, gjë që ishte mëse e pritshme pasi Suarez është lojtari me më shumë peshë i kombëtares amerikano-jugore dhe i preferuari i tifozëve.
Për kafshimin që i bëri italianit Giorgio Chielini në Botërorin e Brazilit, El Pistolero është pezulluar për të mos luajtur në 9 ndeshje zyrtare me kombëtaren 2-herë kampione Bote, dhe deri tani ai ka shlyer vetëm një takim, atë ndaj Kolumbisë në Kupën e Botës, kështu që edhe nëse Suarez luan në ndeshjet miqësore ai nuk do të mund ta përfaqësojë dot kombëtaren Celeste në asnjë takim zyrtar në pjesën e mbetur të këtij viti dhe në atë pasardhës, përfshirë këtu edhe ndeshjet që Uruguai do të zhvillojë në Kupën e Amerikës që do të zhvillohet në Kili në 2015-ën.
Gjithsesi në listën e të përzgjedhurve të Tabarez për sfidat ndaj Arabisë Saudite dhe Omanit, nuk mungojnë as surprizat. Edinson Cavani , Diego Forlan dhe Diego Lugano nuk janë grumbulluar nga tekniku 67-vjecar, ndërkohë që përvec Suarez, lojtarë të tjerë të rëndësishëm që do të ndihmojnë Uruguain në këto dy sfida do të jenë Fernando Muslera, Diego Godin, Martin Caceres, Gaston Ramirez apo edhe Abel Hernandez.
Kafshime te mbara ,vampo ?
nE FAKT NE SE ESHIKON NGA ndertimi ANTROPOMORF fytyren dhe gojen e Suarezit ,nje sy i stervitur LEHTAZ e dallon se :
1-Nofullen e siperme e ka me shume te “DALE ” perpara se Normalja ,
2-Dhembet e “QENIT ” po ne nofullen e siperme jane ANORMALE ,pra jane me te rritur se zakonisht ,gje qe i afrohen formes se dhembeve te FELINEVE .
3-Nuk kam as me te voglin dyshim se ai kafshon sepse e ka te lindur ,te trasheguar ,e ka faktor Dominant ,nuk e ndalon dot ,eshte Instikt .
4-Duke u nisur nga spiegimet qe dhashe me lart ,jam i bindur se Ai………do te Kafshoje perseri ,por ngelet te shihet se kush do te jete “PREJA ” e radhes .
5-Mos shkon shume larg dhe kafshon MESSIN apo NEYMARIN ???!!! Ku i dihet.