Baloteli, kritika nga të katër anët

2 Tetor 2014, 14:55Sport TEMA

Mario Baloteli ndodhet te Liverpuli prej pak më shumë se një muaji, por durimi i tifozëve të kuq në drejtimin e tij duket se ka mbaruar.

Sulmuesi italian u kritikua pas disfatës së fundit me Bazelin në Champions jo vetëm nga mediat, por edhe nga tifozët e Liverpulit në Twitter.

“Është gjithmonë më i keqi”, lexohet ndër komentet, e madje nuk mungonin edhe ata që e konsideronin si një mbeturinë.

Momenti i Balotelit është vërtet delikat e madje mund të konsiderohet një udhëkryq për karrierën e tij.

Para pak ditësh u sulmua nga mediat angleze, që e cilësuan si një blerje të panevojshme dhe një lojtar të mbipaguar, pastaj dhe fyerjet që po merr nga tifozët, që po tregojnë se nuk kanë aspak ndërmend të tregohen të duruar me të.

I vetmi që e mbron dhe nuk mund të ndodhte ndryshe është trajneri Brendan Roxhers, që gjithsesi i tërhoqi veshin pas disfatës me Bazelin, pasi Baloteli nuk iu bind urdhrit për të duartrokituar tifozët që kishin ndjekur skuadrën në Zvicër.

“Mario ka punuar shumë, po punojmë shumë me të në stërvitje”, tha Roxhers pas ndeshjes me Bazelin.

Gjithsesi rezultatet po vonojnë të vinë, ashtu si dhe paraqitjet e mira të numrit 45, që është thërritur me detyrën e vështirë për të zëvendësuar Luis Suarez në zemrat e tifozëve.

Mision thuajse i pamundur për Balotelin.

4 komente në “Baloteli, kritika nga të katër anët”

  1. Ajaxs says:

    Futbollist kot, por me shume fate per te fituar pare.

    1. kujtesa says:

      E para qe ky nuk eshte futbollist qe mund te vleje aq sa eshte paguar per te. E dyta,nese punohet shume me te,gjeja e vetme qe duhet bere eshte puna ne drejtim te asaj qe ai duhet te behet njeri. Nuk ka as me te voglin dallim me kafshet. Jo nga ngjyra,por sjellja e tij ne fushe eshte tipike prej kafshe. edhe kafshet qe mbajme neper familje,jane me te edukuara se ky idjoti.
      LARGOJENI !

      1. Tani says:

        Nuk shikoj asnje kafshe ketu pervec teje.
        Nqs ka njeri qe duhet te largohet, je ti dhe ata si puna jote.

  2. Nico says:

    Orango tang kafshe tipike ne malet e Brazilit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje