Trajneri i Kombëtares serbe, Dick Advocaat ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen kundër Shqipërisë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2016 e cila do të zhvillohet më 14 tetor në ora 20:45.
Advocaat ka publikuar listën e të përzgjedhurve të tij ku nuk mungojnë emra të njohur si Ivanoviç, Nastasic, Matic, Kolarov, Djordjevic etj.
Ja lista e plotë:
Portierë: Vladimir Stojkovic (Macabi), Zeljko Brkic (Udinese), Predrag Rajkovic (Crvena Zvezda)
Mbrojtësit: Dusan Basta (Lazio), Branislav Ivanovic (Chelsea), Aleksandar Kolarov, Matija Nastasic (Manchester City), Antonio Rukavina (Villarreal), Nenad Tomovic (Fiorentina), Dusko Tosic (Gencerbiligi), Stefan Mitrovic (Freiburg).
Mesfushorët: Radosav Petrovic (Gencerbiligi), Nemanja Matic (Chelsea), Nemanja Gudelj (AZ Alkmar), Miloš Jojis (Borussia Dortmund), Zdravko Kuzmanovic (Inter), Aleksandar Ignjovski (Eintracht), Dusan Tadis (Southampton), Lazar Markovic (Liverpool), Filip Duricic (Mainz) i Zoran Tosic (CSKA Moska).
Sulmuesit: Filip Djordjevic (Lazio), Aleksandar Mitrovic (Anderlecht), Danko Lazovic (Partizan).
Katenacio Italian dhe kundersulm te shpejt ,,,,e ha malluten Shqiptare serbia si Portugalia !
Sa lojtare jane anetare te PD?
hahahahahahahaaha… nga e gjete kete mer burre… me lot kam qesh!
mungonka futbollisti me ne forme i serbise SHQIPTARI I SERBISE ADEM LJALIC,mihajlovici e kishte hequr se nuk kendonte himnin e shtetit serb..dik avokadi thote qe nuk bene grup…nqs se luhet me tifoz ne marrim pike ne beograd