Ibra vazhdon polemikat me Guardiolan

29 Shtator 2014, 15:11Sport TEMA

Zllatan Ibrahimoviç mendon se taktikat e Pep Guardiolas, bënë që Barcelona të mos fitojë Champions Leaguen në sezonin 2009/10.

Ibrahimovic, i cili kishte luajtur për Barcelonën gjatë kësaj periudhe, thotë se ata kishin skuadrën më të mirë në botë, por dështuan që të fitojnë titullin e më të mirit në Evropë, për shkak të taktikave të gabuara të trajnerit spanjoll, Pep Guardiola, raporton Telegrafi.

”Sigurisht se ne kishim skuadrën më të mirë në botë. Por, ne dështuam ta fitojmë Champions Leaguen për shkak të vendimeve të trajnerit”, ka thënë Ibrahimoviç, duke iu referuar trajnerit aktual të Bajern Mynih, Pep Guardiolan.

”Mirëpo këto gjëra ndodhin dhe duhen harruar. Megjithatë, unë kam pasur momente të mrekullueshme tek Barcelona”, përfundoi ish-futbollisti i Barcelonës.

1 komente në “Ibra vazhdon polemikat me Guardiolan”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Jo ,IBRAHIM-O-VIC ,nuk jam dakord me sugjerimin tend por me ate se cdo gje eshte e paracaktuar aq sa sivjet me sa kam vene re do te tentohet qe te Promovohet P.S.G-ja si Fituese e Ch-Leagues sa per te zgjeruar gjeografine e Trofeve po aq edhe per te perligjur shumat marramendese qe CARCAF-BARDHOSHET kane derdhur lume tek P.S.G apo MONACO ,M.CITY,CHELSEA apo ku di une tjeter.
    Tjetr pune eshte ajo ne se P.S.G eshte e afte qe ta mbaje ne shpine kete “”KUNGULL”.
    Por kam mendimin qe kjo do filloje qe te ravijezohet qysh n etakimin e neserm midis P.S.G dhe BARCELONES ,kuptohet e dirigjuar nga Referat qe kam mendimin do mbeshtesin P.S.G .
    Laku noc ,Ibrahim-o-vic !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje