Roben: Sa më shumë plakem, aq më i mirë bëhem

26 Shtator 2014, 15:48Sport TEMA

Ylli i Bajern Mynih, Arjen Roben, thotë se mosha nuk ka shumë ndikim në të dhe beson se ai po përmirësohet me kalimin e viteve.

Roben ka dhënë një prononcim për Goal, ku ka folur edhe për orarin e ngjeshur të ndeshjeve të futbollit.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme të shikosh veten dhe të kujdesesh për trupin.

Veçanërisht pas një sezoni të gjatë, ku ne luajtëm në Botëror dhe kishim pak kohë pushim.

Megjithatë, kjo është pjesë e lojës.

Ju duhet të vazhdoni dhe të pushoni kurdo që keni rast.

Ne do të vazhdojmë të luftojmë deri në pushimin dimëror.

Mosha ime? Sa më shumë që plakem, aq më i mirë bëhem…”, ka thënë Roben, raporton Telegraf.

8 komente në “Roben: Sa më shumë plakem, aq më i mirë bëhem”

  1. enter says:

    Te pame ne boteror sa i mire ishe…zero!!!

  2. Dea says:

    Roben, po flasim gjithmone per futbollin?

  3. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Po, ti me ato qe bere ne Boteror ,do te mbahesh mend gjate ,shumeeeee gjate per Simulimet e jashtezakoneshme ,per kartonat e pamerituar qe u dhe kundershtareve ,per inskenimet e famshme per Renjet ne toke sikur te kishin goditur me Kallash dhe te kishin futur 3 Fazorin ne By….,o lojtar legen .
    Po Hollanda e ’74 dhe Ajaxi i madh ,nuk eshte mbajtur mend per keto veprime te tuat dhe te rrugecerve te tjere por eshte dhe do te mbahet mend gjate si Jongblod, Surbier,Blackenburg ,Hulshof ,Krol,Neskense ,Resenbrink, Vellezerit Muhren, Reep ,Han ,Keizer dhe Legjendari CRUIF ,per finesen per REVOLUCIONIN TOTAL aq sa Brazilin qe KAKARISTE I vetem ,ja prene gurmazin ,si edhe ITALINE time te Katenacios e derguan ne shtepi pas finaleve ,Argjentinen e Filoll ,Babington ,Ajala ,Houseman ,Perfumo ,Kempes me shoke gjithashtu ,e derguan ne shtepi me nje 4-0 ne se me kujtohet ,por edhe Uruguajin e Franceskolit .4-1 me duket ,Brazilin 2-0 .
    Rri dhe mos fol se po levize ,fillon dhe bje ere .
    Ekipi juaj kishte ne perberje edhe 11 Van Gale te tjere ,nje trajner fodull ,arrogant qe ja kalon edhe Murinjos ,por ky i fundit ,MURINJO ,pavaresisht se eshte Objekti negativ i komenteve te mia ,ka filluar dhe e ka permirsuar shume te famashmen Katenacio ,kudo qe ka shkuar .
    Sidoqofte duhet falenderuar redaksia sportive e “Temes ” per lajmin qe ka hedhur si ne skakiere dhe ne efir ,perndryshe nuk kishim se si ta shtynim kete dite te sotshme .

    1. futbolli total says:

      per shume specialist futbolli Roben duhej te shpallej futbollisti me i mire i finaleve.

      1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

        O total .ti nuk di nje gje qe NJESHI eshte ZERO FYL .
        Lexo mire cka kam shkruar une dhe aty do te gjesh pergjigjen per deshtaket e Hollandes ,te cilet SI ASNJE EKIP NE BOTE PER TE GJITHA KOHERAT kane dale 3 here ne finalen e Kupes se sbotes dhe kane marre ate mikun e “EMIGRANTIT ” me qe ra fjala .
        EMIGRANTI ta ak dhene pergjigjen perpara mua .

  4. emigranti says:

    Sa mire qe ja boni ai Ribery qe ja thyu turit ketij.

  5. kadeti bigler says:

    Totiles jo vellezrit muhren por vellezrit Kerkof

  6. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    “Kadeti Bigler ” !
    Jam dakord me vellezerit Kerkof ,Vili dhe Rene Vande Kerkof ,por keta jane ne nje kohe te mevoneshme pas vitit ’74 me duket ,kurse une e kam fjalen per 2 vellezerit :
    1-Gerrie ……… Muhren .2.2.1946 ,Ajax 1968-1976,Kombetare ’69-73.
    2-Arnold………..Muhren .2.6.1951 ,Ajax 1971-1974,Kombetare ’78-88.
    Sidoqofte te uroj gjithe te mirat ,edhe per faktin se me ngacmove memorien ,por me duket se Arnold Muhreni ka qene pjese e skuadres Hollandeze kur ata moren te vetmin Trofe ne Gjermani ,Kampionatin Europian ne ate fitore mbreselenese me Bashkimin Sovjetik qe do te mbahet mend gjate per golin spektakolar te Van Bastenit nga krahu i djathte dhe shume skic me porten .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje