Uejn Runi është i bindur se Mançester Junaited do të ketë një sezon të suksesshëm, pavarësisht fillimit zhgënjyes.
Junaited mori një tjetër goditje tjetër këtë fundjavë, kur humbi me Leiçester Siti, pavarësisht se ishtë në avnatazh të dy golave.
Por, Runi është optimist se ata së shpejti do të kthehen te fitoret.
“Duket se ka shumë njerëz të cilët na kanë përjashtuar nga gara për titull për shkak të rezultatit të së dielës, por unë nuk e shoh kështu.
Kur shikoj rrotull në dhomën e zhveshjeve dhe shoh kualitetin që kemi dhe vëmendjen e pabesueshme të menaxherit te detajet, nuk kam dyshime se kjo skuadër do të jetë e suksesshme”, ka thënë Runi.
“Djajtë e Kuq” do të jenë mikëpritës të Uest Hem në “Old Traford” gjatë të shtunës, kur do të kërkojnë t’u kthehen fitoreve në kampionat.
Ke shume te drejt te flasesh se cdo muaj te hyne rroga £1,300,000 ne bank pa kapur gje me dore!!!!!!
Bastarda lojtare