Guardiola: Po i vrasim lojtarët, nuk janë robotë

22 Shtator 2014, 17:31Sport TEMA

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Pep Guardiola, ka minimizuar rëndësinë e tabelës së klasifikimit në këtë fazë të sezonit.

Këtë të martë bavarezët do të përballen me Paderbornin, skuadrën e ardhur nga Bundesliga e dytë që ka surprizuar jo pak në këtë fillim sezoni, teksa pas katër javëve të para kryeson renditjen me 8 pikë.

Aq pikë sa ka aktualisht edhe Bajerni, por kampionët e Gjermanisë në sajë të golavarazhit më të dobët se Paderborni, por edhe se Mainzi dhe Hofenheimi, pozicionohen në vendin e 4-t.

Sipas trajnerit spanjoll, Bajerni duhet të përqëndrohet vetëm te ndeshjet e tij, pasi është herët për të hedhur vështrimin nga klasifikimi:

“Tabela e klasifikimit nuk është e rëndësishme në këtë moment të sezonit.

Ne duhet të përqëndrohemi vetëm te performancat dhe rezultatet tona dhe nuk duhet të shohim aspak se cfarë bëjnë të tjerët.

Paderborni i ka bërë një nisje impresionuese sezonit dhe kjo gjë dallohet qartë kur shikon klasifikimin.

Ata do të përpiqen ta në bëjnë sa më shumë dëme edhe në sfidën e Alianz Arenas.

Besoj se do të tregohen agresivë pasi nuk kanë asgjë për të humbur”.

Paraqitjet e Bajernit në këtë fillim sezoni kanë lënë shumë për të dëshiruar, por për vetë faktin se skuadra luan cdo tre ditë, Guardiola kërkon që tifozët të tregohen të duruar me futbollistët, pasi për ta një gjë e tillë nuk është aspak e lehtë:

“Unë mendoj se ne po i vrasim futbollistët.

Po kërkojmë shumë prej tyre , por ata nuk janë robotë dhe kanë nevojë edhe për pushim.

Kjo gjë është mëse e vërtetë dhe nuk po i ndodh vetëm Bajernit, por edhe Leverkusenit e Dortmundit.

Është e pamundur të luash cdo tre ditë dhe të hedhësh në fushë të njëjtët futbollistë”.

Në sfidën me Paderbornin, Bajerni do të vuajë sërish mungesën e francezit Frenk Riberi, ndërkohë që Arjen Roben edhe pse është grumbulluar nga Guardiola për këtë përballje, vazhdon të mbetet në dyshim.

4 komente në “Guardiola: Po i vrasim lojtarët, nuk janë robotë”

  1. gara me kuaj te droguar says:

    Leri te clodhen lojtaret e stermunduar.Ke plot lojtare ne nivelin e tyre,ne mos me te mire.Pse nuk e fut Shaqirin etj.Stermundimi i lojtareve varet nga traineri apo nga padronet e pangopur te klubit.

    1. tao says:

      ishte ne loje shaqiri kunder hamburgut dhe cfare beri vrime ne uje.shume dobet luajti

  2. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Gjeja me e mire per Bayernin (( edhe pse kurre nuk e kam pelqyer ,pelqej dhe do te pelqej ndonjehere Bayernin dhe gjithe futbollin Gjerman qe per mua eshte shume monoton dhe skematik ),do te ishte largimi i GUARDIOLES ,i cili po e vret Shpirtin Bavarez dhe te Nazional-Manschaftit,me idete e tija sa te fantaksura po aq edhe Don-Kishoteske .
    Gjermaneve te vetmit trajnere pervec vete trajnereve Gjermane ,do te ishte mire te drejtoheshin nga trajnere ITALIANE ,te cilet jo vetem njehere kane treguar ne Gjermani qe te dalin fitues me skuadrat Gjermane kur i kane trajnuar.
    Pa dashur te atakoj komentuesin e mesiperm ,do te kisha mendimin se Shal-Kiri me shqip-folsit e tjere nuk jane per ekipe serioze ,por vetem per ekipe te nevelit te TRETE dhe te KATERT ose per loje me PORTA HUNGAREZE.
    Guardiola duhet qe te marre LEKSIONE nga JUP HEINCKESI !

  3. Tironci Lugano says:

    Totila
    Me KUJTOHET Trapatoni qe ishte trajner i Bajernit.Po ta le ty te me thuash se cfare beri?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje