Murinjo: Raportet e mia me Ronaldon, inekzistente

19 Shtator 2014, 15:21Sport TEMA

Hoze Murinjo thotë se ai nuk ka raporte me yllin e Real Madridit, Kristiano Ronaldo, por ka thënë fjalë të mira për fituesin e Topit të Artë, duke e quajtur “makinë golash”.

“Raporti mes Ronaldos dhe mua është inekzistent. Ai luan për Real Madridin, unë jam menaxher i Çelsit.

Ju nuk do të na shihni neve duke dalë së bashku.

Raporti nuk ekziston, por më kujtohet ndikimi i tij.

Më duhet t’ia kujtoj vetes se ai ishte makinë golash që më ndihmoi të bëhem kampion në Liga, të fitoj Kupën e Mbretit dhe Superkupën.

Përpiqem të ruaj kujtimet më të mira të Kristiano Ronaldos me mua dhe i uroj atij të gjitha të mirat në karrierë, veçanërisht me Portugalinë, por po ashtu edhe me klubin e tij”, ka thënë Murinjo.

1 komente në “Murinjo: Raportet e mia me Ronaldon, inekzistente”

  1. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Murinjo vazhdon qe ti shkel syrin Ronaldos .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje