Alban Meha rikthehet në stërvitje, por mungon në kombëtare

19 Shtator 2014, 14:59Sport TEMA

Alban Meha më në fund i rikthehet stërvitjes pas dëmtimit që pësoi në gju në fund të korrikut gjatë fazës përgatitore të Paderbornit.

Mesfushori 28-vjecari, i cili iu nënshtrua në fillim të gushtit ndërhyrjes kirurgjikale për shkak të problemeve në menisk, ka nisur stërvitjen e diferencuar duke marrë fillimisht ngarkesë të ulët fizike, raporton Sport News.

Sipas stafit mjekësor të Paderbornit, riaftësimi i futbollistit të përfaqësueses shqiptar do të jetë gradual, për të mos rrezikuar me rikthimin e parakohëshëm në fushën e blertë.

Meha pritet të stërvitet me ritëm të plotë në fillim të tetorit, por nuk do të grumbullohet për sfidën me Bajer Leverkusen në datën 3 të muajit të ardhshëm.

Më pas vjen shkëputja njëjavorë për shkak të angazhimit të kombëtareve në eliminatoret e Euro 2016.

Dicka pozitive për Paderbornin, që i jep më shumë kohë Mehës për të qenë gati, por jo për përfaqësuesen e Shqipërisë, që më 11 dhe 14 tetor do të zhvillojë dy eliminatoret shumë të rëndësishme me Danimarkën në Ruzhdi Bizhuta dhe me Serbinë në transfertë.

Xhan De Biazi e ka të qartë se nuk mund të shpresojë te disponibiliteti i Mehës, por nga ana tjetër mund të rigjejë Valdet Ramën, i cili ka zhvilluar deri tani vetëm një takim me Mynih 1860, por që deri më 11 tetor do të ketë arritur formën e duhur fizike, që i mungoi në përballjen e parë me Portugalinë në transfertë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje