Mbrojtësi i Malmo akuzon Lishtainer: Më goditi nga pjesët intime

17 Shtator 2014, 15:24Sport TEMA

Në ndeshjen e djeshme të Ligës së Kampioneve, Juventus-Malmo, pati edhe një episod që u duk për të qeshur, por që mbrojtësit të ekipit sudez, Pa Konate, i ka dhembur shumë.

Ai është qëlluar në pjesët intime nga Stefan Lishtainer i Juventusit.

Sipas Konate, Linshtainer e ka goditur qëllimisht.

“Pamjet flasin vetë. Isha në tokë dhe ai më goditi me forcë. Ishte çmenduri, më shkaktoi shumë dhimbje.

Provova ta pyesja se çfarë po bënte, por ai më pa dhe nuk më tha asgjë.

Nuk mendova të reagojë, por ndoshta duhet ta kisha bërë.

Në ndeshjen e kthimit do të hakmerrem?

Nuk do të përdor armët e tij, por ndoshta do ta qëlloj me top.

Në fund të ndeshjes shkëmbeva bluzën me Xhiovinkon, ai është një djalë i rregullt”, ka thënë mbrojtësi i ekipit suedez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje