Mesfushori shqiptar i lindur në Prishtinë, Ermir Lenjani, është i bindur se Shqipëria mund të marrë pikët maksimale edhe ndaj Danimarkës përballë tifozëve kuqezi.
Në një intervistë për gazetën “Arena”, lojtari i St. Gallen shpreson që ekipi të konfirmohet edhe në daljen e parë para tifozëve shqiptarë në Elbasan ndaj Danimarkës, madje bën apel që fitorja me Portugalinë të harrohet dhe gjithçka të jetë në fokus për sfidën e 11 tetorit.
Lenjani tha se një humbje në shtëpi do t’i humbiste vlerat fitores ndaj Portugalisë.