Lahm: Reali, favorit për Ligën e Kampionëve

15 Shtator 2014, 15:21Sport TEMA

Kapiteni i Bajern Mynih, Filip Lahm, beson se Real Madridi futet në këtë sezon të Ligës së Kampionëve si favorit, pasi fitoi kupën e vitit të kaluar.

Kampionët e Bundesligës u mposhtën me rezultat 5-0 duke marrë të dyja ndeshjet nga skuadra e Karlo Ançelottt në gjysmëfinalen e sezonit të kaluar.

Reali më pas fitoi edhe Atletiko Madridin në finale dhe fitoi titullin e dhjetë evropian. Dhe, 30-vjeçari mendon se spanjollët janë favoritë për ta ngritur trofeun edhe këtë sezon.

“Klubi ka përforcuar një skuadër tashmë të mahnitshme, me shumë para. Reali sigurisht se është ekipi që duhet mposhtur.

Unë dua ta fitoj këtë trofe sërish. Qoftë me skuadrën që kemi tani, ose në tre vitet e ardhshme. Dua ta ngre këtë titull”, ka thënë Lahm për Kicker, raporton Telegraf.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje