De Biazi: Objektivi ynë nuk është vendi i 5-të

13 Shtator 2014, 16:06Sport TEMA

Fitorja e Shqipërisë kundër Portugalisë në ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2016, vazhdon të mbetet temë e “nxehtë” në mediat e huaja.

Është radio italiane Radio Deejavy, media e radhës që ka zhvilluar një intervistë me trajnerin e Shqipërisë, Xhani De Biazi.

Tekniku italian e pranon se kjo fitore ishte e madhe dhe shumë e rëndësishme për një vend si Shqipëria, raporton Telegraf.

De Biazi është i vetëdijshëm se kuqezinjtë ndodhen në një grup të vështirë, por ai shpreson se Shqipëria mund të shkojë larg në eliminatoret e Euro 2016.

“Ishte një fitore e madhe, për një vend të vogël. Ne morëm avantazhin e mungesës së Ronaldos. Ata nuk dhanë paraqitjen e tyre më të mirë”, ka thënë De Biazi.

“Objektivi ynë nuk është vendi i pestë. Ne do të përpiqemi dhe nuk kushton asgjë të ëndërrojmë”, tha ai.

Shqipëria sfidën e radhës e luan më 11 tetor në “Elbasan Arena” kundër Danimarkës.

5 komente në “De Biazi: Objektivi ynë nuk është vendi i 5-të”

  1. Genti says:

    Po te kete mbaruar stadiumi.Jane shume mbrapa me punet.Sidomos me rruget, shpresojme mos na e marre ne tavoline fitoren Danimarka.

  2. Agushi says:

    Nuk jam pesimist, por keto lloj intervistash tregojne se trajneri justifikon humbjet qe do te beje, si brenda dhe jashte Shqiperise

  3. jeta says:

    ne qofte se ju keni nxier nje ekip kombetar ne kete periudh qe punoni dhe ne se jeni nje trainer me merit per komtaren tone duhet pa tjetr qe ne ndeshjen me danezt mos te dilni pa pik e mira eshte ta fitoni ate ndeshie

  4. Dea says:

    Thjesht shprehja, “objektivi yne nuk eshte vendi i 5”, le per te deshiruar. Kjo fiksohet, te tjerat me pas s’kane rendesi. Dmth, sido qe te jete ne nuk duam te dalim te 5-tet???

  5. john says:

    DE BIAZI KA DHENE PERGJIGJE TE ZGJUAR … NUK NGREFET SI GJELI NE PLENA …POR TI AUGUSHI OSE JE PESIMIST NE JETE …OSE JE ANTISHQIPTAR … OSE FLET NGA XHELOZIA .. SE SHUME ANTISHQIPTARE NGA XHELOZIA JA FUSIN KOT … NUK KA ASNJE SHQIPTARE NE BOTE THEM SHQIPTARE TE VERTETE QE MOS TE ENDERROJE FITORE … FUTBOLLISTAT JANE KRENARIA E TE GJITHE SHQIPTAREVE NE BOTE …BRAVO A LORIK CANA ..A BEKIM BALAJ DHE TE GJITHEVE SE PER JU FOLI E GJITHE EUROPA .. BOTA … MBYLLJANI GOJEN TE GJITHEVE QE NUK KANE NJE MENDIM POZITIVE PER NE …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje