Dhuna në Shkodër, Vllaznia dënohet 10 javë pa tifozë, Tirana 15 javë

13 Shtator 2014, 14:52Sport TEMA

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka ndëshkuar rëndë Vllazninë dhe Tiranën, pas dhunës së egër në ndeshjen e zhvilluar mes tyre në Shkodër.

Sipas këtij vendimi, Vllaznia do të luajë 10 ndeshje pa tifozë në fushën e saj.

Ndërkohë, Tirana është ndëshkuar që të luajë pa tifozë në 15 ndeshje.

Kjo, duke qenë se veprimet e dhunës nga ana e tifozëve të Tiranës kanë qenë të përsëritura.

Komisioni i Disiplinës është treguar i ashpër sidomos me grupin e tifozëve të Tiranës, “Fanatiks”, të cilët janë dënuar që mos të shjelin në stadium gjithë sezonin 2014-2015.

KF “Vllaznia”per  deshtim ne permbushje te pergjegjesive per organizimin e nje ndeshje futbolli, pergjegjesi per sjelljen e gabuar te spektatoreve me pasoje hedhjen e sendeve te forta ne fushen e lojes duke shkaktuar akte te dhunes dhe nderprerje te perkohshme te lojes denohet me : zhvillimin e 10  (dhjete) ndeshjeve pa spektatore ne stadiumin parkates si dhe 1.000.000 (nje milion) leke gjobe bazuar ne nenet 65/1, 65/2, 66/1, dhe 66.3/b te KDS.

KF “Tirana” per  pergjegjesi ne sjelljen e gabuar te spektatoreve te saj, me pasoje hedhjen e sendeve te forta ne fushen e lojes duke shkaktuar akte te dhunes dhe nderprerje te perkohshme te lojes,  si dhe duke pasur akte te ngjashme te perseritura  denohet me : zhvillimin e 15  (pesembedhjete) ndeshjeve pa spektatore ne stadiumin e saj  si dhe 500.000 (peseqindmije) leke gjobe bazuar ne nenet  66/2, dhe 66.3/b te KDS.

Grupimi i tifozave “Tirana Fanatiks” per sjellje te dhunshme te perseritura  ne stadiume denohen me mospjesmarje  ne te gjitha aktivitetet futbollistike  per sezonin 2014-2015,bazuar ne nenet 21,22, dhe 65/4 te KDS.

KF”Partizani”per sjellje te gabuar te tifozeris se saj dhe hedhje te fishekzjarreve ne fushe,denohet me 50.000 (pesedhjetmije) leke gjobe, bazuar ne nenin 66/1 te KDS”, thuhet në vendimin e Komisionit të Disiplinës.

15 komente në “Dhuna në Shkodër, Vllaznia dënohet 10 javë pa tifozë, Tirana 15 javë”

  1. osht haram says:

    mir e keni o shkodrane, te pakten 1 gje qe duhej te benit,ti kishi q.re
    n’b.th keto cunat e tirones,votoni prape per edi bqire ramen,psikopatin

    1. Xha Temja says:

      Se ç’pune ka Edi Rama ne kete mes,hajde gjeje ti qe paske emrin “osht haram”!

      Kur te vije puna te votimet,ti prape voto per malokun, se nuk te thote gje njeri.
      Te paska ngel ne bythe ndonje hu i gjate me sa duket,se nuk tu hiqka nga goja ajo fjale ?

  2. liu says:

    mire ishte nja 5 vjet sic u be ne angli dhe pastaj ti shikosh sa mire rrine

  3. askushi says:

    Ok me denimet por jo kolektive. Per shkak te nje grushti tifozesh te papaergjegjshem nuk mund te penalizohen te gjithe Tifozet e shkodres apo te tirones. Fshf qe eshte po aq fajtore per ngjarjen vazhdon te luaje rolin e te pafajshmit. Fshf ka delegat ne Cdo ndeshje dhe ai duke pare agravimin e situates mund te ndaloje ndeshjen, fshf jep ok per kushtet ku zhvillohet ndeshja dhe stadiumi I shkodres nuk I ploteson ato.

  4. Neldion says:

    Tani Fanapicket ta shikojne Tironen nga shpia ose nga ballkoni i tironsit te vjeter Xha Tarasit…

  5. Genti says:

    te dy ekipet duhet te ishin perjashtuar dhe derguar ne kategorine e 1

  6. Taras Bulbs says:

    Edhe une jam tifoz i Tirones qysh nga viti 1966 dhe kam nje jete te tere qe shkoj ne stadium, me kujtohet gjithmone kur shkonim ne Shkoder dhe fitonim i gjithe tifozlliku Shkodran duartrokiste per lojen e Tirones, dhe me sa mbaj mend asnjehere nuk kena bere shere neper stadiume, sot behet shere ne to se nuk jane tifozat e Tirones te dikurshme por jane cecenet veriore qe banojne ne Tirone, ku me gjithe vrasjet , vjedhjet na turperojne , jemi kunder ketyre rebele e te pa shkolluar. , e te paedukuar per sa kohe do jene keta ne qytetin tone te dashur Tirone , ne do te jemi te turpuruar, cohuni o Tironsat e vertete qe te largojme keta funderina.

  7. Billy1 says:

    U denuan tifozet, Cfaj kane shkodranet se tiransit shkojne dhe ju shkaterrojne shtepine? E kipi Tiranes duhej nxjerre nga kategoria.

  8. turp federata says:

    cfar federate te dhj… qe kemi keta ishin per tu perjashtuar nga kampionati fare, denim qesharak u dha, ne vlore me korcen per nje shishe uji plastike 3 pik u hoqen flamurtarit

  9. Shkodran says:

    Kujtoj kur luante fortuzi ,dede e comp e na rrafnin 3-0 ne Shkoder dhe gjith stadiumi o conte ne Kembe pe tiranen , por tani nuk ka kultur e moral , ato tifoze te “tiranes” akoma nuk kan mesu me ece ne asfalt Jo me te behen tifoze futbolli

  10. argenti says:

    Mos u merzisni you te tiranes se mbas disa javesh fshf do u fale denimin,nuk ju denon njeri ju sa te keni Nurin ne fshf……..fshf gjithmon gjykon me 2 standarte per ju ce keni krahet e ngrohte ne fshf.bejne sikur ju denojne dhe per ekipet ce nuk kane perkrahje si Bylisi denohen direkt me renje nga kategoria…TURPPPPP

  11. nuri says:

    Per Tironen eshte kthyer hakmarrja e pinjolleve te kmereve te kuq.

  12. liri says:

    PERVEC denimit duhej dhene dhe nje gjobe disa milioneshe.. qe ti vijne trute ne vend tifozave te tiranes,une jam tifoz I tiranes por I denoj keto sjellje te padenja adoleshentesh.

  13. Opinionisti says:

    Tirona-Vllaznia ka qene ndeshja me e bukur e kampionatit, ndoshta e vetmja ndeshje e paster pasi ato ishin ekipet e demtuara nga nomenklatura komuniste ne favor te krijesave Dinamo dhe Partizani.

    Ishte ndeshje e ndershme pasi percillte traditen sportive te te dy qyteteve dhe prandaj te dy tifozerite respektoheshin si brenda ashtu dhe jashte stadiumit.

    Si tifoz i Tirones jam dakort me denimin por pastrimi i futbollit dhe kthimi i qytetareve ne stadiume duhet te nise me presidentet “biznesmene” qe e kane kthyer futbollin ne qender “Lotosporti”.

    Me keta presidente nuk besoj se pas 15 ndeshjesh qytetaret do te fillojne te mbushin stadiumet. Dikur tironsit iknin ne stadium si familje. A mund t’i cosh dot femijet ne ate ambient dhune verbale por edhe fizike?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje