“Me Shaqirin dhe Januzajn, do të ishim ndër më të mirët në Evropë”

11 Shtator 2014, 15:02Sport TEMA

Trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi mendon se sikur për Shqipërinë të luanin Adnan Januzaj e Xherdan Shaqiri, kuqezinjtë do të ishin në mesin e dhjetë skuadrave më të forta në Evropë.

De Biazi ka dhënë një intervistë për “Il Giornale Digitale”, ku ka lavdëruar talentet shqiptarë në botën e futbollit.

“Po të ishte Januzaj, Shaqiri dhe shumë të rinj të tjerë me Shqipërinë, atëherë do të ishim mes 10-të skuadrave të para të Evropës”, citohet të ketë thënë italiani.

Januzaj, i cili edhe pse 19-vjeçar, po shkëlqen te Junaited.

Këtë verë ai vendosi të veshë fanellën e Belgjikës, një vend ku është rritur si futbollist dhe ka kaluar pothuajse të gjithë jetën e tij.

Në anën tjetër, Shaqiri, 23-vjeçar, qysh më herët ka zgjedhur të luajë për Zvicrën, vend ku jeton ai dhe familja e tij.

Veç tyre janë edhe një varg talentesh shqiptarë që luajnë për kombëtare të huaja, kryesisht për Zvicrën.

 

11 komente në ““Me Shaqirin dhe Januzajn, do të ishim ndër më të mirët në Evropë””

  1. enter says:

    te kishte halla koqe i thone kesaj pune…

  2. Halla e turkofagosit says:

    Januzaj po shkelqen????Po Mancesteri eshte ne krize te thelle prej nje viti e ca e nuk duket drite ne fund te tunelit.

  3. Creasy says:

    Thojani Dukes kur u kerkonte leke per tu futur ne ndeshje kur ishin te rinj

    1. shqipo says:

      Duka eshte miliarder e ska nevoje per paret e ketyre bythecave.Ato ishin jystifikime idjote te babait te Xhakes.Tjetri Xhaka luan per Shqip.

      1. Creasy says:

        i shkreti po pyet verdall ka kerkuar apo jo ndonjehere fedara dhe indirekt ky tipi lek per lojtaret qe te luanin me kombetaret U17, U19 etj
        justifikime zoteria skishte pse te jepje, ky vend ska bere asgje as per Mehmedin as per Xhaken as per Shaqirin dhe as per Januzajn

        1. shqiptari says:

          Meso shqip. Kushtoji pak kohe gjuhes ame.
          Eshte shenja dalluese e njeriut nga bota shtazore.

  4. askushi says:

    Ja the mor De Biasi. Po kujt ja the?

  5. zqk says:

    Shqiperia kerkon qe talentet t’ia pergatisin te tjeret, ajo thjesht ti perdore. Nejse, kjo lejohet, por nuk duhet cuar ne ekstrem e aq me teper duke fyer ata talente qe bejne zgjedhje tjeter.

  6. mu says:

    Po te kishim guardiolen, angelotin apo murinion, besoj do ishim ne vend te pare. Nese ne shqiperi nuk investohet per akademi futbolli apo sportesh dhe ekipet e moshave, vend te fundit jemi edhe 300 vjet.

  7. Pats says:

    Mos pyet cfare ka bere vendi yt per ty,cfare ke bere ti per vendin tend?

  8. Al says:

    Shume e vertete .Kjo vlen me shume per Januzajn , babai i te cilit vendosi qe ai te luante per Belgjiken .Dhe c’fare ndodhi :Belgjika ia vuri hallken , ai luajti vetem disa minuta ne boteror dhe aq (stupid dad).Me vjen keq per ate djale!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje