Shqipëria pushton Europën. Pas portugalisë, armata kuqezi zbarkon në gjithë kontinentin, duke zgjeruar kufijtë e triumfit që nisi atë mbremje të 7 shtatorit në Aveiro.
Sukses historik dhe faqja e specializuar Goal.Com nuk e lë jashtë vëmendjes këtë detaj, pasi shpërblen kombëtaren shqiptare me dy lojtarë në formacionin më të mirë të javës, raporton Sport News.
Nga ndeshjet e kësaj jave janë përzgjedhur lojtarët e përfaqësueseve në një formcion me skemën klasike 4-4-2, ku Mërgim Mavraj mban pozicionin e qëndërmbrojtësit, ndërsa Taulant Xhaka rreshtohet në mesfushë në rolin e shkatërruesit.
Por, le ta nisim që nga porta, e cila mbrohet nga qiprioti Georgalides, ndërsa në repartin e tërhequr përkrah Mavraj rrehstohen edhe Serxhio Ramos, Bjarnason e Beins. Spostohemi në mesfushë ku Xhaka ka si kolegë skocezin McGrady dhe Luca Modric e Ikechi Anya.
Në sulm është Bayjrni i Mynihut bën ligjin me dy bomberat Tomas Myler e Robert Levandovski, të cilët ndihmuan respektivisht Gjermaninë dhe Poloninë në rrugën e sukseseve të para sezonale.
Një shpërblim i merituar për 11 më të mirët e kontinentit, ku si rrallëherë, edhe kombëtarja kuqezi mund të krenohet me dy prej lojtarëve më të mirë të natës magjike të Aveiros.