Ndeshja e djeshme e parë eliminatore për Kampionatin Europian “Francë 2016″ e Kombëtares shqiptare ndaj Portugalisë duket se është ndjekur me interes dhe emocione edhe nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Minutat e sfidës, kreu i Ekzekutivit shqiptar i ka shoqëruar me disa statuse në rrjetet sociale “Facebook” dhe “Twitter”.
Fillimisht Rama ka lënë statusin e parë gjatë minutave të fundit të ndeshjes, duke shkruar “Dhe tani duhet thyer tradita e pamëshirshme e minutave të fundit! Forca Shqipëri”, duke pasur parasysh faktin që në shumë raste përfaqësuesja jonë është ndëshkuar në minutat e fundit”.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, kreu i qeverisë shqiptare ka shkruar: “Kuqezinjtë bënë histori dhe ne u jemi mirënjohës! Na rikujtuan se asgjë nuk është e pamundur kur duam me gjithë zemër ta arrijmë. Forca Shqipëria”.
Disa minuta më pas, Rama i krahason lojtarët e Kombëtares sikur të ishin të drejtuar nga tekniku i njohur portugez, Hoze Murinjo.
“Dhe më e bukura ishte se u dukëm si djemtë e Murinjos mu në atdheun e tij, ata sulmo e ne fito, ata gjuajtjet e ne pikët”.
Rama i ka mbyllur postimet e djeshme në rrjetet sociale në lidhje me sfidën e Kombëtares me një foto, ku duket Balaj që feston pas shënimit të golit.
Këtë foto kryeministri e shoqëron me komentin: “Ç’kënaqësi të bësh botën të flasë mirë për vendin tënd! Lum si çunat e Kombëtares sonë dhe faleminderit! Forca Shqipëria!”.
Ndërkaq, pas fitores së djeshme të përfaqësueses Shqiptare, ka reaguar edhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla, e cila në statusin e saj në “Facebook” shkruante: “E lumturuar prej fitores së parë të Shqipërisë, e mrekulluar prej supergolit të Bekim Balajt e pa dyshim prej magjikut Etrit Berisha. Shqipëria drejt ‘Euro 2016′, fitore kuqezinjve, bravo çuna!”.
eh lene mos e pyet si u ndjeme http://bit.do/a-jane-femrat-budallaqe
eh lene mos e pyet si u nndjemme http://bit.do/vetem-bythe
po kete djemte te murinjos ia fute kot fjale klubi
Mbajeni mend kete fitore!
U gezuam Zoti Rama edhe ne emigrantet,por ne nuk patem fatin ta shohim kete ndeshje ashtu sic e pate ju ne Shqiperi,megjithese paguajme paketen Digjitalb sebashku me paketen Supersport.Perse pikerisht kur fillon ndeshja nderpritet sinjali I TVSH?Ketu ne Greqi ndeshjet e ekipit kombetar transmetohen gjithmone pa pagese.Kjo eshte nje turp,nga ne emigrantet ju kerkoni eurot dhe votat,por ju cfare na ofroni,nuk kerkojme ndonje gje te madhe,ate qe kemi paguar duam.Kur fitoi PS,I dergova mesazh mikut tim Erion Veliaj per kete problem,sic duket na harroi,mbase kujtohet kur te vijne zgjedhjet.
or shok kerkoje nga digitalb jo nga edi, sepse ishte vet digitalb satelitor qe e bllokoi tvsh. meqe vet nuk po e jepte dot atere sdonte as qe ti qe kishe paketen e digitalb ta shikoje