Xhani De Biazi nuk ka më dilema.
Kjo është konfirmuar edhe në seancën e djeshme në La Korunja, kur trajneri i Kombëtares shqiptare provoi të njëjtin formacion që hodhi në fushë në miqësoren e luajtur të enjten kundër amatorëve të Racing Club Villabes.
Lojtarë si Lila, Kaçe, Gashi, Salihi e Kapllani përfundojnë në stol, ndërsa për herë të parë do t’i jepet besim sulmuesit shkodran, Bekim Balaj, raporton Panorama Sport.
Ky i fundit pritet ta nisë titullar, duke fituar duelin me patriotin e tij, Salihi, forma e të cilit nuk e ka bindur De Biazin.
Gjithashtu trajneri nuk ka preferuar sulmuesin më në formë, Shkëlzen Gashi, i cili do ta nisë nga stoli.
Trajneri ka befasuar këtë herë me formacionin, duke treguar se nuk ka ndër mend t’u besojë emrave, por atyre lojtarëve që për momentin janë në formën më të mirë.
Me Etrit Berishën të padiskutueshëm në portë, mbrojtja ka pësuar vetëm një ndryshim nga ndeshjet e kaluara. Në të djathtë Hysaj i ka zënë vendin Lilës, i cili nuk ka formën maksimale.
Në pozicionet e tjera konfirmohet Cana dhe Mavraj në qendër, ndërsa Agolli në të majtë. Lojtari tiranas po kalon një moment të mirë, teksa gjatë verës është angazhuar me Karabakun në ndeshjet e Ligës së Europës.
Tre do të jenë lojtarët të rreshtuar përpara mbrojtjes. Bëhet fjalë për Xhakën, Kukelin dhe Abrashin.
Me një mesfushë të ngjeshur, italiani u ka besuar nga krahët Roshit dhe Lenjanit. I vetëm në sulm do të jetë Balaj.
Trajneri kuqezi ka projektuar një skemë 4- 5-1. Në fazën mbrojtëse varianti taktik kthehet edhe në 5-4-1, ndërsa në rastet kur Shqipëria sulmon bëhet 4- 3-3, pasi Roshi e Lenjani konsiderohen si sulmues krahu në mbështetje të Balës.
Gjithsesi, për të zyrtarizuar formacionin kuqezi, duhet pritur edhe stërvitja e sotme.
Për stafin kuqezi i rëndësishëm është fakti se asnjë lojtar nuk ka probleme dëmtimi. Gjatë stërvitjeve të para shfaqi probleme të lehta sulmuesi Gashi, por edhe ky i fundit tani do të jetë. Ndaj Portugalisë pritet të debutojë Taulant Xhaka, i cili do të luajë në qendër të mesfushës.
Skema e duhur .
Bravo,
Boll me lojtare “punetore” por pa tru si puna e Lilajt apo Dallkut qe mezi iku se nuk e hiqte njeri nga formacioni sikur ishte Serxhio Ramos.
ajde me kembe te mbare
Po fute Gashin fute o pallosh se ka bo namet ne zvicerr a shef televizor ti or mik a jo breshk italiane
Kot fare o shoku Kace dhe Gashi patjeter ne formacion Rroshi pa pik lidhje ne formacion gallat italiane
Si duket ky trajner ka frig nga fitorja.golashenusin me te mire ne Zvicerr,nuk e fute ne loje.te njejtin ka pasur ta angazhoj edhe Zvicrra ne formacionin e kombetares se Zvicrres,por ky eshte deklaruar kjarte,se kurre nuk do te pendohem pse vendosa per SHqiperine,perkundrazi jame krenare.ndoshta kjo intervist e Gashit nuk ju ka pelqyer De Bjazit,e Dudykes.
Skema me e mire e muncme. Tani te shikoim sa bythe do kemi.Se dhe portugalia nuk eshte moment te mire. Po luajten me zemer mund po mund ta marim na 1 pike.forca shqiperi
Une mendoi formacion i mire me perjashtim te Mergim Mavrajt.
Ky qune eshte predikus i islamit radikal dhe financon ket rrym te poshter .
Duhet te keni kujdes!!!!
Idea per luajtur lojtaret me ne forme,si dhe me prespektiv,eshte e pranushme.
Skema 4-5-1
Kuadrati ne te djathte,Xhaka,Roshi,Cana dhe Agolli,panvarsisht nga detyrat mbrojtese te trajnerit,nuk eshte i kompletuar me lojtare me tipare mbrojtese.Ky kuadrat eshte i perzjer me mesfushor sulmues.Nuk do jete ne lartesine e detyrave te ndarkuara nga trajneri,ku fajtor eshte trajneri per preferencen e tij.
Kuadrati ne te majte,Mavraj,Hysaj,Abrashi dhe Lenjani,perseri kuadrat i perzjere.
Megjithese flitet per nje formacion mbrojtes,trajneri kerkon te sulmoj me tre sulmues!!!
Pa nje mbrojtje ne kuadrat,ne dy krahet,nuk mund te perballohen lojtaret portugez.
Skuadra jone,ose do luaj ne mbrojtje statike,si pasoj e presionit te kundershtarit,ose e pa disipilnuar dhe e shpartalluar.
Mos flisni pa u menduar.
kete rradhe me duket se po vepron si duhet, sipas mendimit tim ky trainer do me bo nji bllof, e len Balajn te luaj 90 minuta, fut Roshin dhe lenjanin te luajne 50 apo 60 minuta, mbasi te lodhen lojtaret e krahut, sigurisht qe do te lodhen edhe portugezet, i zevendeson keta me dy te tjeret dhe merr suksesin e fitores.
Kete skeme ben edhe gjermania, apo e harruat boterorin,
Joachim Löw e mbajti deri ne fund lojtarin dhe e futi kur i duhej vetem per pak minuta , pasi ishin lodhur mbrojtesit e argjentines, besoj se ju kujtohet goli, mbrojtesit nuk kishin me forca per ta mbuluar Götzin.
Urime dhe me suksese.
Perpara cuna te Kombit Shqiptar se jeni bijte e Shqipes.
Formacion i mire per te mbajtur Portugezet ne vetem 3 gola
E cte them paska parkuar autobosin, ka shume lojtar me kualitativ e fut ata me te dobet, turp per De Biazin qe lojtar si Gahsi, Kace, Vajushi (shkelqen ne Bullgari) nuk fut n eloje, nje mije here TURRPPPPP, Trajner medioker qe majat do ti arrinte ne Calcio c1 !!