Etrit Berisha: Kemi mundësi reale për fitore në Portugali!

5 Shtator 2014, 19:03Sport TEMA

Optimizëm te kuqezinjtë përpara duelit me Portugalinë, me trajnerin dhe futbollistët që deklarojnë se nuk do të kthehen pa pikë nga gadishulli iberik. Në fillim të javës ishte De Biazi që vendosi këtë objektiv dhe pas tij e përsëritën këtë koncept edhe futbollistët. Pavarësisht objektivit, punën më të madhe pritet ta ketë mbrojtja dhe portierit Etrit Berisha, i cili shprehet: “Kemi nisur përgatitjet që në momentin e hedhjes së shortit. Përgatitjet po shkojnë mirë dhe jo vetëm unë por i gjithë ekipi do të japë maksimumin. Nga forma e treguar shohim shenja pozitive dhe shpresojmë për një ndeshje të mirë”.

 

Tashmë opinioni sportiv, por mbi të gjitha tifozët presin rezultate, madje duke guxuar të kërkojnë edhe kualifikimin për në europianin e Francës. Të njëjtin objektiv ka vendosur edhe skuadra, që sipas 25-vjeçarit Berisha përgjigjen duhet ta japë në fushën e lojës: “Kemi shanse nisur edhe nga shorti pasi dy skuadra kualifikohen direkt, ndërsa kualifikohet edhe e treta më e mirë. Kemi kualitete, por mbi të gjitha luajmë si skuadër. Kemi shumë dëshirë për të arritur diçka historike dhe mendoj se dy ndeshjet e para do të tregojnë se çfarë mund të arrijmë”.

Ndaj Portugalisë skuadra shkon me moralin e lartë, nisur jo vetëm nga forma e treguar në seancat stërvitore por edhe nga paraqitja e mirë në miqësoren me modestët e Racing Viljabes: “Kemi dhe 2 ditë kohë në të cilat po studiojmë kundërshtarin por edhe lojën tonë. Luajtëm një miqësore ndaj një skuadre inferiore por aty u panë sinjale pozitive. Kemi mundësi reale të bëjmë mirë dhe të fitojmë”.

Pavarësisht se në ambientin kuqezi të gjithë janë në një mendje për sa i takon objektivit, futbollistët duken të ndarë në opinionin e tyre nëse mungesa e Ronaldos ndihmon Shqipërinë në arritjen e objektivit. Portieri Berisha thekson se luhet ndaj Portugalisë dhe jo ndaj Ronaldos: “Ronaldo është më i miri në botë dhe sigurisht mungesa e tij na favorizon. Por Portugalia ka futbollistë të mirë dhe të rinj të talentuar. Për ne është njësoj, edhe nëse luan Ronaldo ose jo”.

Në sfidën e fundit të luajtur në Portugali, kombëtarja shqiptare mori një barazim pa gola falë paraqitjes heroike të ish-portierit Arjan Beqaj. Numri një i portës së Lacios thur elozhe për atë paraqitje të ish-gardianit kuqezi dhe premton se së bashku me ekipin do mundohen të japin më të mirën për të arritur fitoren: “E kam parë atë ndeshje, ashtu si të gjitha sfidat e kombëtares Shqiptare. Beqaj ka bërë një paraqitje spektakolare. Shpresoj që të njëjtën gjë të bëj edhe unë”.

3 komente në “Etrit Berisha: Kemi mundësi reale për fitore në Portugali!”

  1. sali kari says:

    Po , e ke nga ekperienca Milan Lacio , e pame se si fituat , ishall sna korisi me nje 8-2

  2. Scandal says:

    ……po mire eshte me enderru nganjeher s’eshte keq jo….

  3. Eagle says:

    A ju marte mortja ju cdo ndeshje e filloni me optimizem dhe e perfundoni me pesimizem
    Beni punen lerini mediat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje