Alban Bushi: Portugalia ka shumë cilësi, por ne luajmë me zemër

3 Shtator 2014, 15:05Sport TEMA

Fillimi i mbarë është gjysma e punës.

Me këtë ide në kokë përfaqësuesja shqiptare e futbollit udhëton për transfertën luzitane ndaj Portugalisë.

Djemtë kuqezi, së bashku me trajnerin Xhani De Biazi po përgatisin sfidën e parë të eleminatoreve të Europianit France 2016 larg Shqipërisë, në La Korunja të Spanjës.

Në kushte optimale për të përgatitur një sfidë kaq të rëndësishme, ekipi i përgjigjet në mënyrë perfekte trajnerit italian, gjë që konfirmohet në një intervistë telefonike për Sport News nga menaxheri i ekipit kombëtar, Alban Bushi:

“Gjendja e ekipit është e mirë. Në seancat e zhvilluara deri tani ekipi ka treguar formë të mirë fizike, me futbollsitët që kërkojnë të japin maksimumin”.

Pikërisht konkurrenca e madhe ka karakterizuar ekipin në seancat e fundit stërvitore, një element që sipas Bushit pritet të ndihmojë shumë trajnerin, për të përzgjedhur 11 më të mirët për sfidën ndaj Portugalisë:

“Në ekip ka shumë konkurrencë dhe kjo është diçka e mirë që i shërben shumë trajnerit për të përzgjedhur formacionin ideal.

Gjithashtu, lojtarët janë ndjekur në ekipet e tyre ku luajnë, teksa këto ditë janë angazhuar së tepërmi”.

Tek Portugalia do të mungojë Kristiano Ronaldo, “Topi i Artë” dhe njëkohësisht futbollisti më i mirë europian.

Kjo mungesë, por edhe ajo e shumë futbollistëve të tjerë të Portugalisë që ishin pjesë e ekipit në Botërorin e Brazilit, mund të jetë një avantazh për kuqezinjtë, edhe pse menaxheri i përfaqësueses sonë, Alban Bushi, nuk e mendon kështu:

“Portugalia nuk varet nga Ronaldo, pasi ka ekzistuar edhe pa të.

Nëse Portugalia do të luante me Danimarkën, atëherë do të ishte një disavantazh për ta, por jo në këtë sfidë ndaj nesh.

Ata kanë shumë futbollistë me cilësi, teksa ne kemi zemrën, por edhe futbollistë që luajnë në kampionate të forta. Shanset janë njësoj për ne si me Ronaldon, ashtu dhe pa Ronaldon”.

Objektivi i Shqipërisë për këtë 90 minutësh, por edhe për sfidat e tjera është i qartë, evitimi i humbjes.

Kjo është ajo që bën të ditur Alban Bushi, që shpreson se me impenjim maksimal mund të arrihet tek rezutlatet pozitive:

“Objektivi për këtë sezon është që nuk duhet të humbasim asnjë ndeshje dhe pastaj të shohim ku do arrijmë.

Kemi bërë shumë përpara, kemi qenë pranë kualifikimit por ndërkohë edhe ekipet e tjera që janë më lart se ne kanë bërë përpara me hapa gjigant.

Duhet të japim 200%, pasi vetëm kështu mund ti bëjmë ballë kundërshtarëve tanë”.

9 komente në “Alban Bushi: Portugalia ka shumë cilësi, por ne luajmë me zemër”

  1. oopooonomoro says:

    shif shqiptarqiqt sesi pordhnojn!
    ala i rre mendja se jan me te zotet,me te zgjutit,me trimat,me me zemer,me e me e me…..!!!
    po pse te tjeret nuk kan zemer a?
    te tjeret qe fitojn kupa bote e europe nuk luajn me zemer !? si i fitojn ata neshjet duke lujt plejstejshen a?
    ik o shqiptar pordha!! me zemer ju!
    ju s keni bole me vrapu!!!
    ju jerni te ngathet
    ju jeni si debila pa ide te qarta ne fush,edhe asht saj,derisa ju rre mendja qe paskeni zemer me shum sesa te tjeret!!
    e vetmja gje qe keni me tepri esht marrija. ju ngaqe nuk i arrini te tjeret normal silleni si anormal,gjaknxeht,duke abuzu me qendrimin e te hujve te kulturuar,por kush dikush jua di anen,si puna e serbit dhe ju pret me hu n dor kur skermicni dhembet si kafsh,atehere ju bien puplat e strucit shtazor!
    hajt se do ta shifni zemren tuaj kur te palloheni mythnisht nga ata “qe s paskerkan zemer”…

    1. Pelasgian says:

      Ka shqiptar qe kan fitu kupa bote e ka serb qe fitojn ket [email protected] tim krymadh si puna jote .

      Kur flasim per dajak duhet qe te qiihesh ne goje me kalin se aty shqiptari ti qiiin vorret e te parve si psh Nuri qe ti ve krejt ” burat ” serb me maj te Hajdarit e ti rrotullis prej qefit si me qene ne eye of London.

  2. Toni says:

    Po po ne lozim me zemer dhe e kendojme himnin me mire se ata dhe e kemi flamurin me te madh se te tyre ze gjysmen e stadiumit prandaj do fitojme

  3. romarjo says:

    do fitoni hurin n sum ju!
    hu mediteran mo. me gjemba kaktusi

  4. durrsak prej kuksi says:

    Ne Kavaj do ishte me e udhes te beheshin ndeshjet e kombtares shqiptare pasi kur re palloheshin mythnisht shqiptaret nuk do merzitej kush sepse kavajsit do knaqeshin. dhe bythet do u rriteshin

  5. prej kuksi says:

    shqiptart do rrihen keq
    po s ka gjo jem msu na
    a nuk esht msue edhe kurva me hajdar a?

  6. demo says:

    Kuksi dhe oooooppornostar I keni nga pervoja e vajzave tuaja ”greke ” keto pervoja qe shfaqni ketu, kane vuajtur shume te shkretat nga 80 pontshi SHQIPTARE , skagje se atyre ju ka bere mire juve ju ka lene me te meta mendore , provojeni edhe juve qe te jeni te lumtur /.

    1. Pelasgian says:

      Eshte serb dhe perdor shume nicke . I frustrum nga Shqiptaret prandaj sillet ktej rrotull . N

  7. lulash says:

    Po ta luash bast 2-0 do ishte e pranushme .osé x pjes e pare 1sh perfundmi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje