Partizani nuk ndalet në merkato, merr edhe Endri Vrapin

1 Shtator 2014, 14:51Sport TEMA

Partizani nuk ndalet në merkato.

Klubi i kryeqytetit zyrtarizoi sot arritjen e marrëveshjes me Endri Vrapin.

Mbrojtësi me eksperiencë ka firmosur kontratën një vjeçare me të kuqtë me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Vrapi do të mbaj të veshur fanellën me numër 44 dhe do t’i bashkohet skuadrës të martën, kur edhe do të nisin përgatitjet për takimin e rëndësishëm të javës së tretë ndaj Skënderbeut.

“Jam shumë entuziast që këtë sezon do të jem pjesë e Partizanit .

Rikthehem pas shumë vitesh tek ekipi ku edhe nisa karrierën time si lojtar ndaj ndihem si në shtëpi.

Shpresoj që me kontributin tim ti shërbej maksimalisht ekipit për të realizuar objektivat madhor që klubi ka për këtë sezon futbollistik”, tha Vrapi pas nënshkrimit të kontratës.

2 komente në “Partizani nuk ndalet në merkato, merr edhe Endri Vrapin”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje