All - Scripts - 1
All - Scripts - 2
All - Scripts - 4
Desktop - General - 1

Reali e Liverpuli, në Elbasan për ndeshjet e Champions?

29 Gusht 2014, 14:55Sport TEMA

Champions në Shqipëri, me Realin dhe Liverpulin që luajnë në “Elbasan Arena”.

Duket si një hipotezë shumë e bukur për të qenë e vërtetë, por kur e thotë presidenti i Ludogoretsit, hipoteza nuk shfaqet si një fantazi.

Skuadra bullgare që u kualifikua në mënyrë dramatike në fazën e Champions League, me një mbrojtjës që bëri rolin e portierit duke pritur dhe dy 11-metërsha, është në hall pasi nuk po gjen për momentin një stadium, për shkak se stadiumi i qytetit të tyre nuk i plotëson kushtet e UEFA-s, raporton Sport News.

Në një intervistë të dhënë fill pas shortit, numëri 1 i kampionëve të Bullgarisë, Kiril Domushiev, ka pohuar se nëse UEFA nuk lejon zhvillimni e takimeve as në Sofje, atëherë mund të marrë në shqyrtim mundësin për t’i luajtur ndeshjet në Shqipëri.

Domushiev nuk përmendet emër konkret, por i vetmi stadium që mund t’i plotësojë kushtet e UEFA-s për ndeshje në këtë fazë të Champions është “Elbasan Arena” dhe ky për momentin në fazë rikonstruksioni dhe që pritet të përfundojë me datë 4 tetor.

Problemi i vetëm është se ndeshjen me Realin si pritëse, Ludogorets do ta luajë më datë 1 tetor, 3 ditë përpara sesa mendohet që do të jetë data e inagurimit të stadiumit të rikonstruktuar të Elbasanit.

All - ArticleEnd - 1

4 komente në “Reali e Liverpuli, në Elbasan për ndeshjet e Champions?”

  1. lala prej tirone says:

    Po ka stadiume edhe Rumania e pastaj Maqedonia.C’duan deri ketu tek ne.100 km larg Bukureshtit ishte ky ekip.Stadiumet e Bukureshtit i plotesojne kushtet e UEFA-s

    1. Sali=Geddaf says:

      Rumania ka sa te duash stadiume, por ndoshta varet tek kostoja qe ju paguhet impianteve, ndoshta jan shume me shtrejt se sa mund ti paguhet Elbasan Arena,, ose ndoshta ndonje miqesi ndermes qe te sillen keto sfida ne Elbasan,, thjeshte hipoteza jan ?
      Gjithsesi do ishte gje e bukur nese do behej me te vertete.

  2. na says:

    Po ka stadiume plot Rumania Greqia etc ca duan ketu kta

  3. johnty says:

    I drejt komenti i Sali=Gadaffi. Rumania ka National Arena 57 mi vendesh, ku u zhvillua parvjet finalja e kupes uefa, por qe ta marresh me qera ate stadium te duhen 1.2 mln euro per nje ndeshje.Aty vetem Steaua dhe kombetarja luajne, sepse vetem ato e mbushin plot stadiumin kur kan ndeshje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje

All - General - 32
All - General - 6
All - General - 2
All - General - 30
All - General - 31
All - General - 5
All - General - 17
All - General - 7
All - General - 8
All - General - 9
All - General - 10
All - General - 11
All - General - 12
All - General - 13
All - General - 14