Rrëfimi shokues i Batistutës: Doja të prisja këmbët

28 Gusht 2014, 15:06Sport TEMA

Omar Gabriel Batistuta rikthehet të flasë për jetën e tij pas tërheqjes nga futbolli.

Drama dhe ankthi që ka përjetuar mund të shërbejnë si subjekt filmi, pasi ka patur momente kur ka menduar se nuk do të mund të ishte një njeri si gjithë të tjerët.

“Vetëm pak kohë pasi vara këpucët në gozhdë, isha i paaftë për të ecur.

Ndieja shumë dhimbje dhe nuk arrija të ngrihesha nga krevati, madje urinoja në shtrat.

Dhimbjet në kavilje ishin të padurueshme, aq sa i kërkova doktorit tim të më priste këmbët.

Teksa shihja Pistorius, mendoja se kishte zgjidhje.

Mjeku im, që më thoshte se isha i çmendur,  më operoi në kaviljen e djathtë, por gjendja nuk ndryshoi.

Problemi im është se nuk kisha kërc dhe tendina.

86 kg e mi ushtronin presion mbi kockë dhe kjo më bënte të kisha dhimbje të tmerrshme.

Dalëngadalë situata u përmirësua.

Tani jam më mirë, por u desh shumë kohë”, tha ish-sulmuesi argjentinas.

Batistuta sot, 45 vjec, është tërhequr nga futbolli në vitin 2006, pas tre sezoneve te Al Arabi në Katar.

Gjatë 9 viteve të fundit ka jetuar një ankth të vërtetë, por tashmë sheh dritë në fund të tunelit.

Ish-bomberi i Fiorentinës dhe Romës, ka nisur të luajë sërish futboll në nivelet amatore, por pa u sforcuar shumë.

Sigurisht pas dramës që ka kaluar, mund të konsiderohet një triumf i vërtetë.

1 komente në “Rrëfimi shokues i Batistutës: Doja të prisja këmbët”

  1. Pelasgian says:

    po pse o dost ….ti ke investu parat shume mire ne Argjentine …apo luan per passion ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje