Trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, ka ftuar zyrtarisht për të qenë pjesë e kuqezinjve talentin shqiptar të Shalkes 04, Donis Avdijaj.
Sipas “Panorama Sport”, lajmi konfirmohet nga burime të sigurta në FSHF, teksa institucioni i futbollit po e merr me shumë seriozitet afrimin e 18-vjeçarit.
Zyrtarë të federatës po negociojnë me babanë e talentit me origjinë kosovare, që ka lindur në Osnabruk të Gjermanisë.
Më 1 korrik Avdijaj ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me klubin gjerman, ndërsa dëmshpërblimi për prishjen e saj është në shumën rekord të 48 milionë eurove.
Nga sa mësohet, për të joshur të riun, FSHF i ka ofruar direkt Kombëtaren A, pa kaluar më parë te skuadrat e moshave kuqezi.
Vetë trajneri De Biazi, pak javë më parë foli për “Panorama Sport” lidhur me talentin.
“Ai ka vendosur si kusht që të luajë vetëm me skuadrën e parë dhe jo me Shpresat. Ndërsa ne kemi gjykuar se do të kishte qenë më mirë nëse ai do provonte të luante pak kohë me ekipin që drejton Gega. Ju siguroj se nëse luan, qoftë edhe pak minuta me Shalken në këtë fillimkampionati, do ta thërras për ndeshjen e shtatorit me Portugalinë. Sigurisht, po bëri edhe ndonjë gol do jetë akoma edhe më mirë”, – ka thënë kreu i pankinës kuqezi.
Që FSHF e ka marrë shumë seriozisht çështjen “Avdijaj”, tregohet qartë në mesazhin që presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i ka dërguar dje talentit për ditëlindje.
“I dashur Donis, në emër të FSHF dhe në emrin tim personal, dëshiroja t’ju uroja me rastin e ditëlindjes një jetë të mbushur me suksese, qoftë në aspektin familjar, por edhe në karrierën tuaj sportive”.
Ky Zagari Armand Duka,qe nuk leviz nga funksioni si kryetar i federates se Futbollit eshte bere me keq se Janullatosi i kishes Autoqefale,Ky barkalec te investoje tek rinia shqiptare ne Shqiperi qe rrin tan diten kafeneve.Hapni shkollat sportive,nga klasat fillore dhe mos hapni syte tek ata djem qe i edukon shteti gjerman.
Shqiperia nje nga vendet europiane me popullsi shume te re,po i plaken djemt nga hashishi dhe po ju krimben dhëmbet.
Turp per keto funksionar qe po trashen nga bythet dhe nga trute dhe po pasurohen paturpnisht.
O diell note ka hik koha e sal berishes qe fyte kot mkot se ne ti pjell e tij qeke, zbrit I her na korabi ne shaj te tjeret legen.
Talentet kerkojini ketu ne Shqiperi dhe mjaft kerkuat mercenare jashte vendit se perveç ndonje te lodhmi andej qe si hyn ne pune askujt,tjeter kush nuk u vjen