Milani vazhdon të jetë në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Mario Balotelin. Pamundësia për të mbërritur te Xhekson Martinez apo qoftë edhe te Matia Destro ka bërë që drejtuesit e klubit kuqezi të hedhin sytë nga dy emra të tjerë me shumë eksperiencë. Bëhet fjalë për sulmuesin spanjoll të Çelsit, Fernando Torres dhe kamerunasin Samuel Eto, i cili momentalisht është pa skuadër. Adriano Galiani ka hyrë në bisedime me Çelsin për Torresin dhe në orët e ardhshme ky operacion merkatoje mund të ketë më shumë zhvillime. 30-vjeçari iberik momentalisht te “Blutë e Londrës” përfiton 8 milionë euro në sezon një shumë e lartë kjo për arkat e Milanit, por nëse ish-sulmuesi i Liverpulit vendos ta përgjysmojë pagën, një kalim i mundshëm i tij te Milani mund të realizohet me sukses.
Për të bindur Çelsin, 18-herë kampionët e Italisë nuk pritet të hasin vështirësi, pasi skuadra e Murinjos prej kohësh po përpiqet të gjejë një destinacion të ri për Torresin, që në “Stemford” ka shumë pak hapësira. Më e lehtë është rruga që të çon te Eto, pasi. kamuerunasi tashmë 33-vjeçar kërkon të firmosë një kontratë 2-vjeçare me një pagë prej 3,5 milionë eurosh në sezon.
Para tre javesh kam shkruar se per Milanin kane mbetur Valter Samuel dhe Samuel Eto’o
Si tifoz i milanit nga 6 vjec e deri tani. As njeri as tjetri nuk ben per sulmin e milanit tores ka shum veshtersi ne shenimin e golit. Kurse eto esht pensjonist tani.