Luis Enrike befasoi në konferencën për shtyp në prag të sfidës së parë të kampionatit me Elçen, teksa u shpreh së favoritja kryesore për ta fituar titullin në Primera Division është Atletiko e Madridit: “Atletiko është skuadra kampione në fuqi e Spanjës dhe për këtë arsye e nis garën si favoritja kryesore për titullin. Reali mbetet rivali i përjetshëm i Barcelonës dhe është përforcuar shumë. Do të jetë një kampionat i vështirë, por shumë tërheqës, sepse do të ketë shumë rivalitet.”
Lionel Mesi pritet të jetë sërish lideri i padiskutueshëm i Barcelonës, por Luis Enrike nuk dëshiron ta vërë nën presion yllin argjentinas: “Leo do ta nisë sezonin në kushte optimale dhe me shumë pretendime. Më pëlqen të kem në dispozicion më të mirët dhe në kohë të plotë, por sezoni është i gjatë dhe mund të ketë të papritura. Prandaj nuk mund të themi tani se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen.”
Përsa i përket formacionit Enrike ka dyshimet e tij mbi 11-shen titullare, pasi Nejmar dhe Pedro nuk janë në formën më të mirë fizike: “Nuk mund të them me siguri nëse Nejmar do të luajë. Gjendjen e tij do ta vlerësojmë në momentin e fundit. Edhe Pedro është stërvitur bashkë me grupin ndaj në princip i llogaris të dy për ndeshjen me Elçen”.
…ja nje trainer dinjitoz, vjen ne krye te nje klubi gjgand qe ka harxhuar miliona ne merkato, me nje tradite suksesi boteror prej dekadash dhe cfare thote ….Atletico eshte pretendente per Titull…..Bravo, Bravo,Bravo
Reali ka mbledhur super yjet e botes. Te kenaq me lojen sulmuse qe ben. Po reali po ben nje gabim po shet di marian qe eshte nje super lojtar qe nuk ka krahasim me 20 vjecarin kolumbian. Nuk ka shance as barcelona e jo me atletiko perball realit sivjet.