FIFA rikthen dënimin: Asnjë blerje për Barcelonën deri në janar 2016!

20 Gusht 2014, 17:30Sport TEMA

Barcelona duhet t’i bëjë mirë llogaritë deri në fund të kësaj merkatoje pasi ka marrë një goditje të rëndë nga FIFA. Qeveria e Futbollit Botëror nëpërmjet një komunikate bëri të ditur se ka refuzuar apelimin e Barcelonës dhe se klubi blaugrana deri në janar të vitit 2016 nuk mund të bëjë më asnjë blerje në merkato.

Para disa muajsh e kishte dënuar Barçën se nuk mund vepronte në merkaton e transferimeve, megjithatë falë apelit të bërë nga katalanasit në atë kohë, qeveria e futbollit botëror vendosi ta pezullonte përkohësisht vendimin e saj. Por pavarësisht se Barcelona u lejua të blente lojtarë në merkaton kësaj vere, komisioni i apelit i FIFA-s dje refuzoi të ndryshojë vendimin e dhënë nga komisioni i disiplinës duke hedhur poshtë apelimin e klubit spanjoll, dhe në këtë mënyrë Barcelona nuk do të ketë mundësi të veprojë në dy sesionet e ardhshme të merkatos. Dënimi ndaj Barçës vjen si pasojë e mosrespektimit të rregullave nga drejtuesit e klubit katalanas në lidhje me blerjet e lojtarëve minorenë jo spanjollë.

Përveç pezullimit, Barcelona është dënuar edhe me një gjobë prej 450 mijë frangash zvicerane, ndërkohë që Federata Spanjolle e Futbollit për shkak se e ka lejuar Barçën të federojë lojtarë të rinj në moshë është gjobitur me 500 mijë franga zvicerane. Gjithsesi menjëherë pas vendimit të dhënë nga FIFA, klubi i Barcelonës bëri me dije nëpërmjet një komunikate se do ta çojë cështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, pasi kurrsesi nuk kërkon të privohet nga dy sesionet e ardhshme të merkatos.

6 komente në “FIFA rikthen dënimin: Asnjë blerje për Barcelonën deri në janar 2016!”

  1. Dea says:

    Dy kampionate denim jane shume!!! Ndihet ndikimi madrilen me kete vendim, se s’ka mundesi tjeter!!

  2. Emigranti Bruksel says:

    Po pse ç’fatre eshte klubi madrilen FIFA?

    1. Dea says:

      Se shpika une kete, po shtypi spanjoll kur ju dha denimi heren e pare.

  3. klajdi says:

    O emigranti injoranti Reali ka aq fuqi ne Spanje sa ty trushkulur nuk ta merr mendja.Gjithe ato kontrolle antidoping evazioni i Mesit dhe plot te tjera tregues i qarte i pushtetit madrilen.Kurse Reali klubi me indershem ne bote me nje borxh 500 milion euro.

    1. sky says:

      Ou po kur fitote barcelona me albitra, reali ishte ai qe bente presion?!!! Do thuash ne cilen ndeshje, ke plot, por une po te kujtoj ate me chelsea ne londer… Tashi qe bin breket e ka faj reali. Po ky messi pse spagute se ja kishte faj reali duke i bere presion deges se tatimeve ?

  4. Mazllëmi says:

    FIFA me “kanalet e nëndheshme” të qarkullimit të miliardave (të pista)-njëlloj si kartelet ndërkombëtarë të drogës, prostitucionit etj.etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje