Liverpuli interesohet sërish për Balotelin

20 Gusht 2014, 17:29Sport TEMA

Liverpooli këmbëngul për Mario Balotelin. Prej kohësh “Të Kuqtë” janë në kërkim të një sulmuesi për të zëvendësuar Luis Suarezin e shitur te Barcelona, dhe italiani mund të jetë i duhuri për skuadrën angleze. Trajneri Brendan Roxhers e pëlqen shumë sulmuesin e Milanit, dhe pavaresisht se Baloteli është një futbollist problematik, dëshira e teknikut të Liverpulit është ta afrojë që 24-vjeçarin në “Anfilld Rod”.

Mediat italiane bëjnë të ditur se nënkampionët e Anglisë i kanë ofruar Milanit 22 milionë euro për të marrë shërbimet e ish-lojtarit të Mançester Sitit dhe Interit. I vetmi problem te kjo lëvizjeje merkatoje qëndron te fakti se 22 milionë eurot, drejtuesit e Liverpulit nuk dëshirojnë t’i paguajnë menjëherë, por me këste, ndërkohë që klubi kuqezi nga shitja e Balotelit përveç se pretendon 25 milionë euro, kërkon që të gjitha paratë të kalojnë menjëherë në llogarinë e tyre.

Gjithsesi bisedimet janë në një fazë të përparuar dhe me kalimin e ditëve një rikthim i mundshëm i Balotelit në ishull ka shanse të mëdha që të realizohet me sukses. Për ta bërë më të besueshëm lajmin se ky operacion merkatoje është në një stad të avancuar, ka menduar agjenti i Supermarios, i famshmi Mino Raiola, i cili të martën mbërriti në Milano për të diskutuar me drejtuesit e Milanit pikërisht për këtë çështje.

4 komente në “Liverpuli interesohet sërish për Balotelin”

  1. Tani says:

    Cfare ka bere Balo qe qenka problematik ?

    1. DREJTESI says:

      Te blesh Balon eshte njesoj sikur te marresh kalin nga statuja e Skenderbeut ne Tirane,dhe te presesh qe ai te niset dhe te vrapoje.
      Per tifozet e Milanit do te ishte me mire sikur ta falnin dhe ai mos te shkeli me ne fushat Italiane.

  2. Dea says:

    Po kerkojne te blejne “belane” ?

  3. Tani says:

    O viktima te shtypit, ku ka lojtare me te mire se Balotelli Italia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje