Brazili, Dunga shpall listën për miqësoret e shtatorit

19 Gusht 2014, 18:46Sport TEMA

Pas makthit të përjetuar në Botëror, Karlos Dunga përpiqet t’i japë një fytyrë të tij Brazilit. Trajneri i ri i Seleçaos publikoi dje listën me 22 emra që do të grumbullojë për miqësoret e shtatorit me Kolumbinë dhe Ekuadorin. Në përzgjedhjet e trajnerit të kombëtares pesë herë kampione të botës bie në sy grumbullimi në portë i portierit të Napolit, Rafael, ndërsa rikthehen në mbrojtje Felipe Luis dhe Miranda, dy lojtarët e Atletikos (i pari ka kaluar te Çelsi), që u injoruan nga Skolari. Gjithashtu një emër i ri i përzgjedhur është dhe Aleks Sandro i Portos, kurse Elias është një emër që afrohet në kombëtare pas shumë kohës, teksa ishte grumbulluar më parë nga Mano Menezes.

Në mesfushë nuk mungojnë Fernandinjo, Ramires, Oskar dhe Luiz Gustavo, ndërkohë që për herë të parë është thirrur mesfushori me tipare sulmuese, Everton Ribeiro (25 vjeç, luan me Kruzeiron). Së bashku me të edhe shoku i skuadrës Rikardo Gulart. Në sulm, përveç Nejmarit, Hulkut e Uillianit janë pjesë e skuadrës edhe Filipe Kutinjo i Liverpulit, por edhe Diego Tardeli, që ka luajtur me Brazilin kur Dunga drejtoi Seleçaon për herë të parë.

TË GRUMBULLUARIT

Portierë: Xheferson (Botafogo), Rafael Kabral (Napoli)

Mbrojtës: David Luiz, Markuinjos (PSG), Zhil (Korinthias), Miranda (Atletiko Madrid), Maikon (Roma), Filipe Luis (Çelsi), Aleks Sandro, Danilo (Porto).

Mesfushorë: Luiz Gustavo (Volfsburg), Fernandinjo (Mançester Siti), Ramires, Oskar (Çelsi), Everton Ribeiro (Kruzeiro).

Sulmues: Hulk (Zenit), Nejmar (Barcelona), Rikardo Gulart (Kruzeiro), Uillian (Çelsi), Filipe Kutinjo (Liverpul), Diego Tardeli (Atletiko Mineiro).

6 komente në “Brazili, Dunga shpall listën për miqësoret e shtatorit”

  1. elinor ' says:

    Nje fytyre e re i duhet Brazilit, thjeshte shpresoj te mos jete (literalisht) si ajo e Dunges! ?

    1. Genti says:

      NUK E KUPTOJ SI NUK THERRASIN MESFUSHORIN E PSG LUCAS MOURA SUPER TALENT.

    2. Dea says:

      Po qe si e Dunges, mbaroi Brazili ?

  2. Jurgen says:

    Prape ka lene disa mesfushor pa grumbulluar dhe ka marre pothuajse te njejten mesfushe qe ishte dhe pika me e dobete e Brazilit te Scolarit.Dunga nje zgjedhje e keqe.

  3. Dea says:

    Nuk e kuptoj pse zgjodhen Dungen?? Sikur vetem dy trajnere paska gjithe ai Brazil. Skolari-Dunga-Skolari-Dunga… Sikur e ndriti Dunga me pare, nuk u shqua as per loje dhe as per rezultate Brazili i tij. Megjithate, te shpresojme ?

  4. aldo says:

    ju flisni sikur jeni vete trajnjeri por do ta shihni injoranta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje