Afrimi i Radamel Falkaos te Juventus nuk është një mision i pamundur përbardhezinjtë.
Pas zërave të së dielës se drejtori sportiv i Juventusit, Bepe Marota, ka hyrë në bisedime me Monakon, vjen dhe një sinjal pozitiv nga ana e vetë futbollistit.
Lojtari që duket i pakënaqur te francezët, kërkon të ndryshojë ambient dhe nëpërmjet menaxherit ka bërë të ditur se Serie A do të ishte një mundësi e përshtatshme për vazhdimin e karrierës.
Kolumbiani e ka bërë të qartë se nuk e pëlqen Premier Ligën dhe se kampionati italian do të ishte më i përshtatshëm për stilin e tij të lojës.
Problemi gjithsesi mbetet pagesa e tij prej 12 milion euro në sezon, por “El Tigre” është gati të bëjë një reduktim të pagës.
Juventus dhe paratë për blerjen e futbollisti nuk i ka, por është gati të propozojë një huazim të lojtarit për një vlerë prej 20 milion euro, në të cilën përfshihet pagesa e tij dhe një shumë jo e vogël për Monakon, në mënyrë që skuadra e Principatës të heqë dorë nga futbollisti për një vit, duke propozuar dhe një blerje të mundshme të tij në përfundim të sezonit.
Gjithsesi, nëse do të arrihet te Falkao, duhet larguar Fernando Lorente.
Valencia është e interesuar për të dhe shitja e mundshme e spanjollit do të siguronte burimet e nevojshme financiare për të arritur te sulmuesi kolumbian.