Ibrës i mbeten edhe 2 vjet kohë

14 Gusht 2014, 15:37Sport TEMA

Nuk e ndjen mungesën e një trofeu prestigjioz si ai i Champions League për ta konsideruar veten mes më të mëdhenjve të futbollit.

Përballë zërave kritikë, karrierën e tij Zllatan Ibrahimoviç e mbron me fanatizëm, duke këmbëngulur se trofeun e madh europian nuk e ka fituar as Ronaldo i vërteti, siç e quan ai fenomenin brazilian:

“Nuk bezdisem aspak kur dëgjoj njerëzit që thonë se nuk e kam fituar.

Gjithmonë do të gjendet diçka për ta kritikuar një lojtar, kur ai është në nivelin më të lartë.

Edhe Ronaldo i vërtetë nuk e ka fituar Championsin dhe çfarë thonë për të?

Po nëse Maradona nuk do ta kishte fituar Kupën e Botës, a do të konsiderohej ende i madh?

Pa dyshim që po. E njëjta gjë vlen edhe për mua. E fiton apo jo një trofe, kjo nuk e ndryshon aspak një lojtar”.

Në vijim, ylli i Paris Saint Germain lëshoi bombën me paralajmërimin për një tërheqje të mundshmë nga futbolli:

“Kur kontrata ime të skadojë në vitin 2016, unë do të jem 34 vjeç dhe në këtë moshë nuk e shikoj veten duke luajtur në nivelin që kam sot.

Pra, mund të them se karriera ime me shumë mundësi do të përfundojë si lojtar i Parisit”.

Presidenti i parizienëve, Al-Khelaifi i ka rezervuar suedezit një plan ambicioz kur të vijë momenti i tërheqjes nga futbolli i luajtur.

Në zyrën e sheikut nga Katari qëndron plani për t’i dhënë Ibrës një post drejtues në klub, por bomberi bën të paditurin kur pyetet rreth të ardhmes.

Zllatan tha se për momentin nuk e di se çfarë dëshiron të bëjë pas disa vjetësh, kështu që është më mirë të bëhet durim deri atëherë.

2 komente në “Ibrës i mbeten edhe 2 vjet kohë”

  1. hashimi says:

    Kur dhelpra nuk e mori dot rrushin tha lere se eshte i pa pjekur po ti ke qen me ekipet e medha nuk ka mar dot sa gje dil ne pesjon dhe shiko hallin

    1. sportdashes says:

      I themi Ibres se ndryshone vetem
      nje fjale,pasi do thuhet:
      Ishte nje Lojtar i mire pa Fat!
      c,ka zbeh madheshtine,duke sjelle
      shume shpejt Harresa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje