Besart Berisha i mbyll derën Shqipërisë

12 Gusht 2014, 15:10Sport TEMA

Besart Berisha i mbyll përfundimisht dyert kombëtares shqiptare të futbollit.

Në një intervistë për të përditshmen kosovare “Zëri”, sulmuesi i Melbourne Victory në A-League, deklaroi se ka biseduar me trajnerin e përfaqësueses kuqezi Gianni De Biasi dhe deri në momentin që do të jetë duke luajtur në Australi, ai nuk mund t’i bashkohet Shqipërisë.

Shkaku është largësia e madhe mes dy vendeve.

Në vijim të intervistës Berisha tha se ai mund të angazhohet sërish për të luajtur me Kombëtaren shqiptare vetëm nëse rikthehet sërish te një klub Europian, por duke ditur faktin që vetëm pak para muajsh 29-vjeçari firmosi një kontratë 2-vjeçare me Melbourne Victory, që të ndodhë diçka e tillë është thuajse e pamundur.

Ish-lojtari i Brisbane Roar theksoi gjithashtu se dëshira për të luajtur përsëri me Shqipërinë apo qoftë edhe me Kosovën ekziston, megjithatë për momentin një gjë e tillë është e pamundur.

Transferimi nga Brisbane Roar te Melbourne Victory ishte një nga më të rëndësishmit për Berishën në karrierën e tij sa i përket aspektit financiar, pasi për dy vite te skuadra e drejtuar nga trajneri Kevin Muscat, lojtari i lindur në Prishtinë do të përfitojë 1,5 milionë dollarë.

5 komente në “Besart Berisha i mbyll derën Shqipërisë”

  1. tolo says:

    Po na plasi me nder b…., po nuk luajti ky “fare lojtari” qe tashme eshte 29 vjeç, dhe ka “shkelqyer” si me klubet po ashtu edhe me kombetaren.

  2. Taulant says:

    Titulli eshte prezhorativ.Nuk ja mbyll deren Shqiperise por thote qe nuk ka mundesi te vij se eshte shume larg.Dhe po ta mendosh eshte shume larg:do 24 ore te udhetoje,dy dite te shpoldhet,stervitje,kthim,shlodhje mbas kthimit etj

  3. genti says:

    Ka te drejte ai nuk eshte Januzaj eshte Shqiptar me gjak Shqiptari respekte BESART !

  4. VforVendetta says:

    O tol ky eshte sulmuesi me i mire qe mund te luante me kombetaren mos ja fusni pordhes kot.

  5. ??? says:

    Bravo Besart,shif jeten sic eshte,nuk ka gje me te bukur ne jete se
    jeta familjare.Suksese me Melbourne Viktory.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje