Një makineri golash ose më mirë të themi, një njeri rekordesh.
Miroslav Klose, sulmuesi gjerman i Lacios, ka vendosur përfundimisht t’i thotë lamtumirë kombëtares.
Golashënuesi më i mirë në historinë e Kupave të Botës, i cili me 16 realizime gjithsej kaloi edhe fenomenin Ronaldo, vendimin e tërheqjes ia ka komunikuar zyrtarisht Federatës Gjermane:
“Me Botërorin e fituar në Brazil u realizua një ëndërr që e kisha që fëmijë.
Jam i lumtur dhe krenar që arrita të japë ndihmën time për këtë sukses të madh të futbollit gjerman.
Kam përjetuar momente unike dhe të paharrueshme me kombëtaren.
Jam menduar shumë gjatë javëve të fundit dhe e kuptova se nuk mund të kishte moment më të mirë për t’u tërhequr”, janë fjalët e sulmuesit 36-vjeçar, që përcillen nga faqja zyrtare e Federatës Gjermane.
I martuar me Silvian, me origjinë shqiptare, eksperiencën me pancerat, si për koicidencë, Klose e ka nisur duke debutuar e duke shënuar kundër Shqipërisë më 24 mars 2001 në Leverkusen.
Ish- lojtari i Bajernit, në karrierën e tij të pasur numëron 137 ndeshje dhe 71 gola me fanellën e Gjermanisë, si dhe 4 pjesëmarrje në Botëror dhe 4 në Europian.
Një muaj më parë, Klose pohoi se përfundimisht nga futbolli do të tërhiqet vitin e ardhshëm dhe sipas të gjitha gjasave lamtumirën fushës së gjelbër do t’ia japë si lojtar i Lacios.
Silvia, me origjine shqiptare ? ? Te mbaruar fare jeni…meqe djali e ka emrin Luan, Silvia eshte shqiptare. Informohuni mire, se mos del polake cupa..
o bimbash meqe ke ashtu emrin mos do te thote qe je idiot.gruan e ka nga mitrovica
Po Messi moqe kiu sa gola ka bere ne tre boterore qe ka luajtur?
3 me duke, legjende Leo ske cthua ha ha ha
Ky ka sasi po aspak cilesi. Gjithmone gola kot, duke u futur dhe vete ne porte!! Pervec numrit te gola e, ne 4 boterore, s’do mbahet mend per gje tjeter!
Dea.
Me sa lojtare luhet futbolli ?
Butrint, bashke me ty??? Bashke me ty 23!!! Jo te gjitheve duhet te na pelqeje Klose, apo jo. Per mua pervecse si statistike, qe eshte golashenuesi i boteroreve, s’do mbahet mend per gje tjeter. Nuk kam te fiksuar asnje gol te bukur te tij. Ai eshte lojtar zone. Ky eshte mendimi im modest dhe pike!
Jo po do mbahet mend Messi cifuti
Hahaha, po c’lidhje ka Messi ketu???? Ai, jo e jo, qe s’mbahet mend. Ose me sakte do mbahet mend si deshtaku i radhes ?
Lojtar plot kulture sportive, luftarak, sulmues me nuhatje, vdekjeprures me koke. E meriton rekordin e golashenuesit me te mire, dhe suksesin me te madh te karieres se c’do futbollisti, Kupen e Botes.
PS. Ju lutem mos e permendni Messin ne artikujt ku behet fjale per lojtare te Kombetares Gjermane se atij vete dhe te gjithe simpatizanteve te tij ju dalin gjermanet ne ender …… si GOGOLE me 12 koka.