Zyrtare, Shkodran Mustafi te Valencia

7 Gusht 2014, 17:50Sport TEMA

Ne një komunikate ne faqen e saj, Valencia ka bere te ditur se ka arritur marrëveshjen me Sampdorian për futbollistin Shkodran Mustafi.

Futbollisti gjerman me origjine shqiptare, ka nënshkruar nje kontrate zyrtare deri ne 30 qershor te vitit 2019. S

hifra e marrëveshjes behet e ditur se është ne shumen e 8 milionë eurove.

Ne arkat e Samdporias do te përfundojnë edhe te ardhurat nga një ndeshje miqësore mes klubeve dhe 10 % e shumes ne rast se do te shitet ne një ekip tjetër. Ndërkohe vete Mustafi do te përfitoje nje shume prej 800 mije euro ne vit, plus bonuset.

Mustafi ishte pjese e kombëtares gjermane e cila u shpall kampione e botes ne Brazil, ndërsa me pare kishte edhe një interesim nga kombëtarja shqiptare.

3 komente në “Zyrtare, Shkodran Mustafi te Valencia”

  1. korkodili says:

    hajde mustafa se do te shikojm kete vit, ketu ne valencia shum rreklam po te bejn se na je lojtar i kombtares gjermane po ne fush ca do na thuash

  2. Blendi says:

    Shqiptari te gjitha ti fal vetem suksesin nuk ta fal….hajde shqiptar hajde…te lumte more djale…suksese

  3. tony says:

    Lojtari me i deshtuari i ekipit gjerman. Edhe kapsi topave ka bo me shume pune se ky

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje