Sulmuesi i Greuther Furthit dhe përfaqësueses së Kosovës, Ilir Azemi, ka pësuar një aksident të rëndë në mëngjesin e ditës së sotme.
Iliri u përplas në një nga rrugët e Nurnbergut me një furgon, duke pësuar lëndime të rënda trupore, raporton Express.
Ai mbeti për një kohë i ngujuar në makinën e tij tip Audi dhe u deshtë ndërhyrja e njësive emergjente për ta nxjerrë.
Iliri tani është në kujdesin intensive, por fatmirësisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sherim te shpejte Azem.