Katania interesohet për Bashën

5 Gusht 2014, 14:56Sport TEMA

Skuadra italiane e Katanias kërkon mesfushorin shqiptar Migjen Basha, për të përforcuar repartin e mesfushës.

Kështu, Basha mund të ndërrojë klubin, por jo shtetin ku luan.

Mediat italiane pohojnë se mesfushori i Torinos, kërkohet nga skuadra e Katanias.

Drejtuesit e kësaj skuadre kërkojnë përforcime në mesfushë dhe zgjedhjen e shohin tek futbollisti i kombëtares shqiptare.

Basha ka pasur një dëmtim në fund të sezonit.

Vlera e kartonit ë Bashës vlerësohet 1.2 milion euro.

Klubi siçilian ka rënë në Serie B dhe Basha konsiderohet përforcim i rëndësishëm për kthimin në elitë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje