Xherdan Shaqiri: Me Bajernin, besim reciprok. Nuk iki

2 Gusht 2014, 15:22Sport TEMA

Birra, autografe dhe foto me tifozët. Xherdan Shaqiri dhe Holger Badshtuber ishin të ftuarit e nderit e një eventi promovues në një lokal në Manhatan, ku tifozët e Bajernit të Mynihut ishin të pafund, njëlloj si në Gjermani e në të gjithë botën.

Edhe njëherë, mesfushori me origjinë shqiptare nuk mundi t’i shmangej interesimit se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij, por për Shaqirin, asgjë nuk do të ndryshojë, të paktën për momentin:

“Kam një kontratë deri në vitin 2016 dhe do të jam maksimumin për sa kohë do të jem te Bajerni. Klubi beson te unë dhe unë besoj te klubi, pra me pak fjalë nuk kam ndërmend të largohem”.

Janë të shumtë klubet që kanë shfaqur interes për shërbimet e çmuara të Shaqirit, mes të cilëve Juventusi, Liverpuli e Roma, raporton Sport News.

Drejtori sportiv i bavarezëve, Matias Samer vazhdimisht ka insistuar se 22-vjeçari është pjesë e planeve të Guardiolës, ndryshe nga Kros dhe Mandzukiç, që u larguan drejt Madridit.

Pavarësisht këtyre shkëputjeve, Shaqiri mendon se loja e Bajernit nuk do të ndryshojë:

“Mendoj se Toni është një futbollist i madh, i cili e përmirësoi ndjeshëm skuadrën, por kemi në dispozicion shumë lojtarë që mund të luajnë në rolin e tij. Në këtë aspekt, largimi i Tonit nuk besoj se do të ndikojë te loja jonë”.

Badshtuber, i cili ndodhej përkrah Shaqirit në këtë event, foli në vijim për gjendjen fizike pas disa ndërhyrjeve në gju.

Mbrojtësi 25-vjeçar tha se falë stërvitjeve të vazhdueshme dhe lojës në fushë, tani nuk ndjen më dhimbje dhe ndihet gati për sfidat e sezonit të ri.

3 komente në “Xherdan Shaqiri: Me Bajernin, besim reciprok. Nuk iki”

  1. TOTILA says:

    Perpos asaj qe shfaqi ne Boteror Shaqiri ngelet lojtar per porta Hungareze ,ai per mua nuk eshte lojtar profesionist dhe koha do ta tregoje profeine time .
    Nuk besoj se do te jete ne planet e Guardioles i cili per mua eshte lakonik ,por Shaqua do qe tia PRESESH DRUTE me SOPATE te MADHE .

    1. immi says:

      Kujt i plasi nese Shaqa eshte apo nuk eshte lojtar i preferuar nga ty! Shaq disponon me nje talent te theksuar, por ka dy te meta:
      1. Eshte frikacak te coje deri ne fund driblingun e tij dhe te shenoj gol dhe

      2. Eshte nje torollak me keto plasimet e tija te fotove, me permbajtje islame!

  2. Tironc prej verteti says:

    Ai eshte vetem 22 vjec, i konsideruar si nje nga top 3 gjuajtesit te mire ne bote per goditje standarte, dhe i mirenjohur e mirepranuar tek Bajerni si me i afti per kete pune. Pas tij vinte Kroos. Eshte nder pasuesit me te sakte dhe me fantazist ne Gjermani, dhe fizikisht, mgjs shkurtabiq, konsiderohet si specimen, apo powerbox sic a mbiquajne. Ah po, qellon po ashtu qe eshte kosovar zvicre dhe flet shqip…. por nuk ka asnje aresye te quhet jo profesionist etj….. Ai eshte mjaft me fame, dhe te merituar, ne nje moshe kaq te re. Fakti eshte qe ne Munich ka shume fansa qe e njekin kudo. Problemi i tij kryesor ka qene ngurrimi i tij per tu integruar ne lojen tiki taka….. ashtu si dhe Mandzikuc apo dhe Kroos e te tjere…… biles dhe Rumenige dhe Beckja nuk pelqejne nje loje te tille dhe sivjet i bie te shikojm nje stil te rinovuar………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje