Pjesëmarrja në Brazil 2014, por mbi të gjitha aktivizimi titullar me Gjermaninë në eventin më të rëndësishëm sportiv të vitit, i ka rritur shumë kuotat e Shkodran Mustafit në merkato.
22-vjeçari nga Gostivari, që u bë shqiptari i parë në histori që ngre lart Kupën e Botës, tashmë kushton 15 milionë euro, raporton Sport News.
Presidenti i Sampdorias, Masimo Ferrero, e konsideron pjesë të projektit të skuadrës tij, por nuk do të hezitonte për ta shitur nëse i vjen oferta e duhur.
Numri 1 i klubit të Serisë A është shprehur se për 15 milionë euro është gati ta lejojë largimin e Mustafit, pasi më këtë shumë mund të blejë 10 futbollistë të tjerë, që shumë shpejt mund të arrijnë nivelin e kampionit të botës.
Kjo deklaratë e Ferreros është referencë për klubet europiane, kryesisht gjermane, që synojnë shërbimet e futbollistit, i cili e ka shprehur hapur dëshirën për të qenë pjesë e Bundesligës në të ardhmen.
Mustafi është formuar në akademinë e Hamburgut në Gjermani, ndërsa në vitin 2009 kartoni i tij u ble nga Everton.
Në 2012, pasi nuk gjeti hapësira në formacionin e parë të klubit anglez, u transferua te Sampdoria.
Rritja profesionale e Mustafit në Serinë A nxitën interesimin e Federatës Shqiptare të Futbollit për ta veshur futbollistin kuqezi, por në fund ai vendosi të përfaqësonte Gjermaninë, përfaqësuese me të cilën fitoi Botërorin, madje si protagonist.
Merruni me Januzin!
Kjo tregon se beri zgjedhjen e duhur ne momentin e duhur dhe meriton pergezimet me te medha.
Eshte kampion bote,jo shaka.