3 muajt më të vështirë të një karriere, ku ka shkelur gjithçka, që nga fundi deri në majën e futbollit botëror.
Kapiteni dhe ikona e Liverpulit, Stiven Xherard ndihet i rehabilituar pas 90 ditëve “horror” në të cilat humbi pothuajse gjithçka, ku bashkëpunëtor në këtë situatë u bë kryesisht ai vetë, raporton Sport News.
Sezonin e fundit, Liverpuli preku titullin e Premier Ligës me një dorë, por ajo disfatë ndaj Çelsin largoi ëndrrën që zgjat plot 24 vjet:
“Më pyesni se si ndihem për atë moment? Duhet ta kuptoni vetë besoj…ndoshta ajo ditë kur gabova ndaj Çelsit është më e keqja e jetës time”, tha Xherard.
Gjithsesi tani kanë rrjedhur ujërat dhe Xherard është i hapur për ta diskutuar këtë moment. Të pakët janë lojtarët që flasin hapur për dështimet e tyre:
“Ishte një moment mizor. Në ato momente humba një pjesë të madhe nga vetja ime.
Gjatë gjithë sezonit nuk kam bërë pothuajse asnjë gabim, por ka një moment kur gjërat nuk shkojnë mirë.
Dikush mund të rrëshkasë një ditë në dyshemenë e tij, mua kjo më ndodhi në fushën e lojës.
Mund të kishte ndodhur në një ndeshje tjetër, por ja që ndodhi në takimin më të rëndësishëm të sezonit dhe unë duhet të përballem me këtë fakt.
Në futboll nuk arrin të fitosh përherë, sepse kur lufton në këto nivele edhe mund të humbasësh.
Tre muajt e fundit kanë qenë një zhgënjim i madh për mua, ndoshta pjesa më e errët e jetës time”.
Por, kur je kapiten dhe lider i skuadrës, ke kohë vetëm për të fshirë lotët dhe për të nisur gjithçka nga fillimi:
“Të gjithë te Liverpuli i kanë kthyer sytë nga unë dhe më pyesin shbpesh se si është gjendja ime shpirtërore. Tashmë duhet të shikoj përpara. Jam 34 vjeç dhe për asnjë moment nuk kam menduar të largohem”.
Por, zhgënjimi i mesfushorit nuk u përjetua vetëm në Liverpul, sepse edhe në radhët e Anglisë ai nuk arriti të linte shenjë gjatë Botërorit 2014.
Madje ai duhet ta pijë të gjithë kupën me helm, sepse një tjetër gabim në ndeshjen jetike kundër Uruguajit u kushtoi “Tre Luanëve” humbjen fatale.
Vërtet një tunel i errët në karrierën e një prej lojtarëve më legjendarë të ishullit, sepse ky ndoshta është fundi, por Xherard duket se e ka rigjetur forcën për t’u ringritur pasi beteja të tjera e presin.
Eshte lojtar tip “tanks”. Punetor dhe i palodhur, pa fjale dhe kontributori me i madh ne ekip. Tipa te tille i duhen cdo ekipi. Per mua ne fushe duhen: Nje portier klasi,dy tre ustallare dhe te tjeret punetore. Tek punetoret fus edhe Stiven Gerard.