Mesfushori brazilian, Kaka, nuk është penduar për vendimin e tij për t’iu bashkuar Real Madridit në vitin 2009.
32-vjeçari u largua nga Milani për të kaluar në “Santiago Bernabeu” për 65 milionë euro, mirëpo gjatë qëndrimit atje, asnjëherë nuk tregoi futbollistin i cili bëri emër në “San Siro”, raporton Telegraf.
Megjithatë, Kaka është i kënaqur për karrierën e tij me “Los Blankos”, edhe pse shumicën e kohës e kaloi në pankinën rezervë.
“Qëndrimi im te Real Madridi nuk ishte dështim. Kam zhvilluar 120 ndeshje, kam shënuar 28 gola dhe kam luajtur mesatarisht 30 ndeshje për sezon.
Për më shumë, fitova tri trofe: La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës”, është shprehur braziliani për Globo Esporte.
Nga Reali, Kaka u kthye te Milani, mirëpo u largua sërish duke arritur marrëveshje me klubin nga MLS, Orlando Sitit.
Por, para se të shkojë atje do të luajë te Sao Paulo si i huazuar.
65miljon per çfar ky as nuk aktivizohet me.
eshte dynja e çmendur.
e cmendur eshte jam dakort, por lexo mbare o njeri. U transferua ne vitin 2009 per 65 million.
Tani jemi ne mesin e 2014-tes.
Rrumpalla fillon nga koka lali. Mbaje te kthjellet. Lexo, kupto e pastaj fol e shkruj.
Ehhh bela e modhe ky popull ta qet sherrin nga asgjoja mor jahu…