Filip Lahm ka zbuluar se ai ka planifikuar largimin e tij nga kombëtarja para se të ngrinte trofeun e Kupës së Botës.
Lahm fitoi Botërorin dhe ishte udhëheqës i Gjermanisë në Brazil, por pas tij ai vendosi që të tërhiqet nga kombëtarja, duke shkaktuar habi, dukw qenë se është ende në një moshë që mund të japë mjaft për Gjermaninë.
Por, Lahm thotë se ai nuk vendosi për largimin pasi fitoi trofeun.
“Jam i lumtur që në fund të karrierës time me kombëtaren unë fitova Botërorin në Brazil. Për mua personalisht, është thjesht koha e duhur për të ndalur aktivitetin me kombëtaren.
Ekipi ka aftësi të mëdha, janë në moment të mirë, ka talente të rinj që po vijnë. Kombëtarja nuk do të mbetet keq pa mua”, ka thënë Lahm.
ik lahmi ik