Suarez do të luajë që në ndeshjen e parë të La Ligas?!

24 Korrik 2014, 16:25Sport TEMA

Pezullimi i Luis Suarez prej katër muajsh mund të zvogëlohet, kështu që sulmuesi i Barcelonës mund të luajë që në ndeshjen e parë në kampionatin spanjoll.

Sulmuesi uruguaian u pezullua me nëntë ndeshje me përfaqësuesen dhe katër muaj nga çdo aktivitet futbollistik nga FIFA, pasi kafshoi në shpatull Xhorxhio Kielinin gjatë Kampionatit Botëror.

Apeli fillestar i tij u refuzua, mirëpo klubi i tij i ri ka bërë apel te Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS), ndërsa avokati i 27-vjeçarit e quajti vendimin si “drakonian, totalitar dhe fashist”.

Një burim pranë CAS ka thënë se dënimi i Suarez në nivel përfaqësuesesh do të mbetet, mirëpo pezullimi prej katër muajsh nga futbolli pritet të zvogëlohet, kështu që ai mund të luajë me blaugranët.

Mësohet se CAS pajtohet me qëndrimin e Barcelonës se dënimi i përgjithshëm i FIFA-s është i tepruar (ku përfshihet edhe gjoba prej 82.000 eurosh).

Suarez u transferua te Barcelona për 88 milionë euro, mirëpo klubi nuk ka pasur të drejtë ta prezantojë dhe po ashtu ai nuk ka të drejtë të stërvitet me bashkëlojtarët e as të shkelë në “Kamp Nou”.

 

3 komente në “Suarez do të luajë që në ndeshjen e parë të La Ligas?!”

  1. tony says:

    Nje supergabim i pashpjegueshem i klubit te Liverpulit per Suarezin. Do ti kushtoje shtrenjte mungesa e tij.

  2. mirel says:

    Pak vampir, po sulmues I madh

  3. Dea says:

    Ato, 4 muaj duhet te fillojne nfa momenti qe fillon kampionati dhe jo 4 muaj fiktiv, ku nuk luhet asnje ndeshje!! Denim pa piken e kuptimit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje