Mesfushori kosovar i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook, ka reaguar mbi thashethemet e fundit në media që flasin për të ardhmen e tij larg Bajernit.
Së fundmi është përfolur rreth një transferimi të mesfushorit kosovar tek Juventusi, gjë për të cilën edhe vetë lojtari kishte deklaruar se do t’i pëlqente.
Por Shaqiri ka mohuar gjithçka dhe ka treguar qartë se nuk i intereson fare “Zonja e Vjetër”. Futbollisti me prejardhje nga Kosova, ka shkruar se për momentin ndodhet në pushime dhe është i shqetësuar me shkrimet që po i sheh nëpër media mbi të ardhmen e tij.
Ai ka shtuar se ka një kontratë deri në vitin 2016 me Bayernin, dhe se nuk ka nevojë të spekulohet për të ardhmen e tij.
Skuadra e Milanit sakaq është shumë pranë transferimit të mesfushorit shqiptar të Napolit, Blerim Xhemaili, njoftoi webfaqja italiane “Calciomercato”.
Mësohet se Milani po insiston në transferimin e Xhemailit dhe për shërbimet e tij ka ofruar gjashtë milionë euro, një më pak se ajo që kërkon Napoli.
Xhemaili 28-vjeçar, pritet të largohet nga Napoli. Ai ka kontratë deri në qershorin e vitit të ardhshëm.
Po kërkohet edhe nga Fiorentina, Valencia, Sevilla, Evertoni dhe Borussia M.
Shaqiri te kete parasysh se Xhemaili este me I mire nga ai.